10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Çfarë propozon KLGJ, shkurtim drastik i numrit të Gjykatave nga 22 në 12

Kryetarja e KLGJ-së Naureda Llagami është duke prezantuar hartën e re gjyqësore që do të ketë vendi, që pritet që t’i hapë rrugë ndryshimeve të rëndësishme në gjykata.

Llagami tha se koncepti i KLGJ-së është që të ketë një numër më të vogël të gjykatave, e cila do të përkthehet në cilësi më të mirë në shërbim.

“Koncepti ynë është më pak gjykata dhe më shumë cilësi, ne jemi të hapur për të diskutuar shqetësimet, marrja e përgjegjësive kërkon kurajo, si kostot sot ashtu dhe arritjet nesër“, tha Llagami.

Ndërkohë që ministri i drejtësisë Ulsi Manja tha se në gjykatat që pritet të mbyllen në disa rrethe të vendit, për qytetarët do të vijojnë që të jepen shërbime administrative.

“KLGJ duhet të kujdeset që në të gjitha godinat që kanë qenë deri sot Gjykatat, të ketë punonjës të administratës, që të presin kërkesë paditë e qytetarëve. Ky propozim është balancim i disa objektivave”, tha Manja.

Harta e re gjyqësore që propozohet nga KLGJ:

Gjykatat e shkallës së parë nga 22 që janë aktualisht do të jenë 12

2 Gjykata Administrative

Një Gjykatë e Apelit Administrativ në Tiranë

1 Gjykatë e Përgjithshme Apeli në Tiranë

Gjykatat e propozuara të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm janë, si vijon:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër (bashkuar me Gjykatën e Matit)
Gjykata e Shkallëssë Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës (bashkuar me gjykatat e Kavajës dhe Krujës)
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier (bashkuar me Gjykatën e Lushnjës)
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër (bashkuar me gjykatat e Sarandës dhe Përmetit)
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës (bashkuar me Gjykatën e Tropojës)
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë (bashkuar me Gjykatën e Pogradecit)
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë (bashkuar me Gjykatën e Kurbinit)
Gjykata e Shkallëssë Parë e Juridiksionittë Përgjithshëm Shkodër (bashkuar me Gjykatën e Pukës)
Propozimi për Gjykatat e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

Mbështetur në të dhënat e disponueshme, Grupi i Punës propozon shkrirjen e gjashtë gjykatave rajonale të apelit në një gjykatë të vetme, Gjykata Kombëtare e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, duke marrë për shembull modelin e Gjykatës së vetme Administrative të Apelit dhe Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Duke ndjekur të njëjtën strukturë si i gjithë raporti, gjykatat individuale të apelit renditen të gjitha si më poshtë, shoqëruar me rezultatet e tyre individuale të mbështetura në treguesit e caktuar, dhe në përfundim, ndiqen nga seksioni i përfundimeve.

Vlerësimi i detajuar për gjashtë gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm tregon se ndonëse 4 gjykata kanë ngarkesë pune të mjaftueshme për të justifikuar minimumin prej 10 gjyqtarësh të kërkuar nga ligji, rrethanat aktuale nxjerrin në pah nevojën për shkrirjen e të gjitha gjykatave për të garantuar akses në drejtësi në kohë te të gjitha nivelet e apelit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...