30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Chris LaCivita në hapjen e fushatës së PD-së: “Shqipëria do të bëhet madhështore sërish!”

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, mbajti një fjalim të fuqishëm dhe provokues gjatë hapjes së fushatës së PD-së, duke shprehur mbështetje për Sali Berishën dhe duke kritikuar ashpër qeverisjen socialiste në Shqipëri.

LaCivita, duke u ndalur te situata politike në SHBA dhe duke bërë një paralelizëm me Shqipërinë, theksoi se socialistët dështuan në përpjekjet për të burgosur Donald Trump, dhe paralajmëroi se ata po përpiqen të ndërmarrin të njëjtën gjë me opozitën shqiptare, por do të dështojnë sërish:

“Kush është gati për ta bërë Shqipërinë madhështore sërish? Në vitin 2024, në SHBA socialistët u përpoqën të burgosnin Donald Trump, dështuan. Në 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën, por do të dështojnë.”

LaCivita nuk ngurroi të kritikojë as regjimin e Edi Ramës, duke e akuzuar atë për 12 vite të dështimit ekonomik, krimit dhe drogës:

“Pse? Sepse nuk kanë çfarë të thonë për 12 vitet e fundit, 12 vite krim dhe drogë. Dhe për 12 vjet, mbi 1 milion shqiptarë janë larguar nga Shqipëria.”

Në fund, ai i bëri thirrje qytetarëve të bëjnë një zgjedhje të ndryshme, duke e nxitur popullin të mbështesë Sali Berishën dhe të kthejnë shpresën për një të ardhme më të mirë:

“Pse të votosh për një parti që ka krijuar të tëra problemet? Votoni për dr. Berishën. Jepini vendit tuaj një mundësi dhe jepuni shpresë.”

Fjalimi i Chris LaCivita reflekton angazhimin e fushatës për të rikthyer Shqipërinë në rrugën e zhvillimit dhe stabilitetit, duke e prezantuar Sali Berishën si liderin që mund të sjellë ndryshimin e nevojshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...