30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Rama: “Shqipëria është Grua, Evropa është Grua” – Mesazhi i Kryeministrit në Takimin vajzat dhe Gratë Socialiste

Kryeministri Edi Rama theksoi rolin kyç të grave dhe vajzave në zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian, gjatë fjalës së mbajtur në takimin “Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030”. Rama vlerësoi mbështetjen masive të grave dhe vajzave shqiptare për Partinë Socialiste, duke e cilësuar këtë si një faktor të rëndësishëm për suksesin e vendit.

Në fjalimin e tij, Rama u shpreh: “Shqipëria është grua, Evropa është grua”, duke theksuar se përpjekjet për një Shqipëri të fuqishme dhe të integruar në BE varen nga angazhimi i grave. Ai po ashtu nënvizoi se PS mbështetet fuqimisht nga 56% e grave dhe vajzave të Shqipërisë, me një mbështetje edhe më të lartë në disa qarqe të vendit.

Kryeministri Rama i falënderoi gratë dhe vajzat për angazhimin e tyre, duke i cilësuar ato si pjesën më të ndjeshme dhe sakrifikuese të popullit shqiptar. Ai gjithashtu theksoi se mbështetja e grave është më e rëndësishme se çdo mbështetje tjetër dhe është kyçi për të realizuar suksesin e Shqipërisë në vitin 2030.

Fjalimi i Edi Ramës:

“Shumë faleminderit dhe ndërkohë që do të përpiqem të rregullojnë defektin Teknik që unë besoj se ishte i mirëseardhur se ishte orëvajtja e fundit e syrit të keq.

Të dashura nëna, motra, bija kudo ku jeni, sot jemi mbledhur njëkohësisht në 12 qarqert e vendit, ku po zhvillohen 12 garat e përballjes elektorale për kuvendin e ardhshëm për të nisur zyrtarisht fushatën e 11 majit. Dhe duke qenë se ishte e vetmja mënyrë për të lidhur bashkë të gjitha forcat komando të forumit të gruas menduam se më e udhës ishte të mblidheshin drejtuesit dhe koordinatoret e çdo qarku për të përcjellë nga këtu dhe bashkë me ju për të gjitha gratë dhe vajzat një mesazh të drejpërdrejtë: Shqipëria është grua, Evropa është grua dhe suksesi i përpjekjes për Shqipërinë 2030 në BE varet në radhë të parë nga nënat, motrat dhe bijat e Shqipërisë.

Nuk ka asgjë që mua më bën më shumë krenar për PS sesa fakti që kjo forcë politike mbështetet fuqimisht nga gratë dhe vajzat e Shqipërisë. PS e mbështesin në rang kombëtar 56 përqind e zgjedhësve gra dhe vajza ndërsa në qarqe të caktuara mbështetja shkon në 65 përqind. Kjo do të thotë se te burrat dhe djemtë mbështetja është më e ulët për ne se sa te gratë dhe vajzat dhe nëse te gratë dhe vajzat avantazhi ynë ndaj kënetës është i madh, te burrat është më i ngushtë. Mbështetjen kuptimplotë, prekëse dhe inkurajuese të pjesës më të ndjeshme, më të arsyeshme, sakrifikuese të popullit, gratë dhe vajzat nuk do ta ndërroja kurrë me mbështetjen e pjesës tjetër.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U hodh në liqen për t’u freskuar dhe nuk u kthye më! Zhduket bashkëshorti...

0
Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një dramë për ministren italiane të Familjes, Eugenia Roccella. Bashkëshorti...

74 orë shpresë mes rrënojave, por fundi ishte tragjik! Futbollisti argjentinas humb gruan dhe...

0
Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pasi kërkimet 74-orëshe për bashkëshorten e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre, të zhdukur...

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...