38.9 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Çifti rus torturohet deri në vdekje për 430 milionë euro kriptomonedha

Një mashtrues i dënuar rus në fushën e kriptomonedhave, Roman Novak, dhe gruaja e tij, Anna, dyshohet se janë torturuar deri në vdekje nga rrëmbyesit e tyre, pasi këta të fundit nuk arritën të fitonin akses në asete me vlerë 380 milionë paund (rreth 430 milionë euro).

Çifti u zhduk më 2 tetor në zonën turistike të Hatta-s, rreth 80 milje nga Dubai, nga kriminelë që paraqiteshin si investitorë potencialë. Telefonat e tyre celularë dhanë për herë të fundit sinjal pranë maleve të thata Hajar, në kufirin me Omanin. Policia më vonë gjeti mbetjet e tyre në një shtrirje rëre 500 me 500 metra, pas një operacioni masiv kërkimi.

Hetuesit rusë thanë se çifti u torturua për të zbuluar kodet e portofolëve dixhitalë, të cilët rezultuan bosh. Autorët vendosën trupat në qese polietileni dhe përdorën tretës industrial për të shkatërruar çdo gjurmë ADN-je.

Roman Novak, i dënuar më parë në Rusi për mashtrim, kishte krijuar në Emiratet e Bashkuara Arabe një aplikacion kriptomonedhash Fintopio, për të cilin thuhet se kishte mbledhur 380 milionë paund në investime, që besohet se ishte objektivi i rrëmbyesve.

Tre shtetas rusë, përfshirë ish-oficerin e policisë Konstantin Shakht, Yury Sharypov dhe Vladimir Dalekin, janë arrestuar në Shën Petersburg pas kthimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Sharypov dhe Dalekin kanë pranuar fajësinë, ndërsa Shakht mohon akuzat. Hetimi vazhdon në Rusi dhe Emirate, ndërsa autoritetet mund të kryejnë arrestime të tjera për të zbardhur rrjetin pas kësaj vrasjeje të tronditshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...