30 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

SHBA diskuton opsionin: Maduro mund të jetojë në luks në Katar pas largimit nga Venezuela

Zyrtarë amerikanë po shqyrtojnë mundësinë që udhëheqësi socialist i Venezuelës, Nicolas Maduro, të kalojë vitet e fundit të jetës në luks jashtë vendit, ndërkohë që fushata e Presidentit Trump kundër gomoneve të dyshuara për trafik droge po afron operacionet pranë brigjeve të Amerikës së Jugut.

Sipas një burimi të lartë të administratës Trump, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka propozuar që Maduro, 63 vjeç, të transferohet në Katar, një nga vendet më të pasura me gaz, që po ndërmjetëson konfliktin. Tre zyrtarë aktualë dhe dy ish-zyrtarë e përshkruajnë skenarin si të mundshëm.

“Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara ndihmojnë të bëhen gjëra të tilla. Kjo i ndihmon të ndërtojnë kredenciale me SHBA-në,” tha një burim pranë administratës.

Megjithatë, një palë e njohur me rolin e Katarit në bisedimet për Venezuelën këmbënguli se Maduro nuk po kërkon të strehohet në Doha, ku familja mbretërore më herët ka ndihmuar në ndërmjetësimin e planeve të paqes. Katar ka strehuar edhe drejtues të Hamasit, gjë që më pas çoi në sulme ajrore të Izraelit në shtator.

Presidenti Trump ka kërkuar javën e kaluar që Maduro të dorëhiqet menjëherë, ndërsa ky i fundit dyshohet se ka ofruar dorëzimin e pushtetit tek zëvendëspresidentja dhe një amnisti të gjerë për veten dhe aleatët.

Muajin e kaluar, administrata Trump shpalli Maduro-n dhe aleatët e tij si pjesë të një organizate të huaj terroriste, duke i dhënë SHBA-së më shumë opsione për veprime ushtarake brenda Venezuelës. Rubio akuzoi ‘Kartelin e Diellit’, të udhëhequr sipas tij nga Maduro, për dhunë terroriste.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

I maskuar dhe me kallashnikov hyri për të grabitur një banesë! Arrestohet 21-vjeçari, në...

0
Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit në kuadër të dy operacioneve të koduara “Rada” dhe “Bashkëpunëtori”, të zhvilluara për zbardhjen...

Zbulim i jashtëzakonshëm në Kinë! Shkencëtarët identifikojnë djathin më të vjetër në botë, i...

0
Një zbulim i rrallë arkeologjik në Kina ka hedhur dritë mbi historinë e hershme të produkteve të qumështit dhe evolucionin e mikroorganizmave, pasi studiuesit...

Vetëm pak orë pas armëpushimit! Të paktën 11 të vrarë nga sulmet izraelite në...

0
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në sulmet ajrore izraelite në jug të Libani, më pak se 24 orë pas shpalljes së një...

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...