9.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Covid-19 / Shënohen 42 raste të konfirmuara sot në Vlorë.

Situata vazhdon të rëndohet në qytetin e Vlorës.

Ditën e sotme Vlora shënoi numër të lartë të të infektuarve nga koronavirusi , janë  42 raste të konfirmuara.

Vatër aktive e COVID-19 mbeten shkollat, administratat, si dhe sektori i punësimit privat. Ndër rastet e konfirmuara janë:

Katër mësues , tre prej të cilëve në fshat dhe një në qytet,

Tre infermier pranë  qëndrës shëndetësore Vranisht,dhe Qëndra Shëndetësore nr.1.

Raste jane konfirmuar edhe në kopësht, dy edukatore kopshti nr.3 dhe një edukatore kopshti fshati Trevllazër.

Raste të konfirmuara edhe pranë policisë Vlorë, një rast pranë Sigurimeve Shoqërore ,një rast pedagog pranë Universitetit Vlorë dhe nje student, një rast pranë Kadastrës Vlorë.

Tjetër rast në Pashaliman dhe 1 nxënës në shkollë publike. Raste e tjera janë raste kontakti në sektorin privat dhe pensionistë.

Gjithashtu ka pasar dhe 2 humbje jete sot në Vlorë.

Ditën e sotme u shënua një rekord të infektuarish me COVID në Shqipëri ku u raportuan 840 raste të reja dhe 16 humbje jete në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për respektimin e rregullave dhe të shmangin daljet e panevojshme, për të ndihmuar në ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit dhe për të ulur numrin e të prekurve nga virusi SARS-COV2.

opennews.al

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...