17.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Cristiano Ronaldo: “Familja më thotë të ndalem, por kam ende pasion si në fillim”

Cristiano Ronaldo ka vendosur një tjetër rekord jashtë fushës së lojës, duke u bërë futbollisti i parë miliarder në histori, por për portugezin, sfidat e vërteta mbeten ato në fushë.

Gjatë grumbullimit me kombëtaren e Portugalisë, ku u vlerësua me një trofe për karrierën e tij 22-vjeçare, Ronaldo tha se nuk ka ndërmend të ndalet, pavarësisht moshës dhe këshillave nga familja:

“Familja më thotë të ndalem, por unë vijoj të bëj gjëra të mira për klubin dhe për përfaqësuesen. Kam ende të njëjtin pasion si dikur. E di që nuk do të kem shumë vite për të luajtur, por në ato që më kanë mbetur dua të jap maksimumin.”

Ylli 39-vjeçar theksoi se dashuria për fanellën e Portugalisë mbetet po aq e fortë si në ditën e parë:

“Jam prej 22 vitesh në përfaqësuese, kjo flet vetë. Kam të njëjtën uri për të fituar, për të luajtur për vendin tim. Po të mundja, do të luaja vetëm për Portugalisë, por kjo është jeta e një futbollisti.”

Ronaldo vazhdon të jetë simbol i pasionit dhe përkushtimit, duke treguar se rekorde të reja mund të arrihen në çdo moshë, kur dashuria për futbollin mbetet e pandryshuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...