14.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Çuçi i përgjigjet Grida Dumës: “Nuk bëhet politikë dhe nuk abuzohet me viktimat, nuk ka asnjë aludim që të hedhë dyshime për ngjarjen”

Në seancën e sotme në Kuvend, Bledi Çuçi i është përgjigjur deputetes Grida Duma pas fjalës së kësaj të fundit për vetëvrasjen e Ilvi Metës në Komisariatin e Kavajës.

Çuçi u shpreh se çështja është hetuar deri në fund dhe nuk ka asnjë aludim që të hedhë dyshime mbi ngjarjen.

Ministri theksoi se ka një raport të Avokatit të Popullit ku thuhet se dhomat e izolimit në Komisariatin e Kavajës janë tërësisht në përputhje me standardet ligjore.

Nuk bëhet politikë dhe nuk abuzohet me viktimat dhe të bëjmë këtu prokurorin gjyqtarin apo policin,. Shpreh ngushëllimin tim për atë ngjarje fatkeqe. Është nga raste më të pastër sa u takon hetimit penal apo procedural. Jo vetëm kaq, por i kemi shkuar deri në fund sëbashku me agjencinë përkatëse.

Nuk ka asnjë aludim që të hedhë dyshime për ngjarjen as nga prokurori as nga hetuesit as nga mjekët ligjore, madje meqë përmende edhe Avokatin e Popullit, për rastësi kanë qenë edhe dy përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe ju ftoj të lexoni raportin, ku thuhet se dhomat janë në përputhje me standardet ligjore. Ju bëj thirrje që të gjithë bashkë të përpiqemi dhe të largohemi nga kjo retorikë politikë.. Nuk është e lehtë por nuk i shërben Shqipërisë një gjë e tillë. I ftoj të gjithë deputetët të bëjnë hetim parlamentar nëse nuk binden pas hetimeve të gjykatës.

Ju akuzoni shumë rëndë policinë e Kavajës sikur ata janë kriminelë dhe ata janë vrasës. Faktet janë të plota. Është ekspertiza mjeko ligjore. Dosja është e plotë. Prokurori e ka në dorë. Janë të filmuara çdo sekuencë që ku i ndjeri ndalohet nga policia. Ka një vendim gjykate dhe një urdhër prokurori. Janë të filmuara që nga sekondi kur ka qenë në oborrin e komisariatit deri kur është dërguar drejt morgut” u shpreh ministri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...