27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Vdekja e të riut nga Kavaja/ Duma: “Mungesa e të vërtetës dhe trauma ishin më të mëdha se morti”

Në fjalën e saj në Kuvend deputetja Grida Duma u ndal tek vdekja e të riut nga Kavaja, i cili vari veten në ambientet e Komisariatit të Kavajës.

Duma u shpreh se  kjo ngjarje tronditi jo vetëm qytetin e Kavajës , por mbarë shoqërinë , duke shtuar se problem më i madh është se këtu po u rrëshqiti këmba të varfrit je i mbaruar.

“I ftoj kolegët mazhorancës dhe opozitë me gjithë padëshirës për të bërë jetë parlamentare t’i hedhin sy fotove që kam , janë dy foto në Komisariatin e  Kavajës me dy lidhëse që ngjan me atë të këpucëve që pretendohet se ka vrarë veten. Këto janë provat e administruara…Ndaloj tek ky rast..sepse kam shkuar atë natë në familjen e djalit të vdekur në Komisariatat dhe më e kombshme se sa vdekja në të gjitha humbjet e jetëve është një vajtim , sidomos i nënës, por aty kishte pllakosur heshtja.

Mpirja , mungesa e të vërtetës dhe trauma ishin më të mëdha se morti. Tek ajo familje përveçse ishte vuajtja e njerëzve të shkelur, pyeta për çfarë akuzohej djali, për një derë alumini më tha, madje tha se e kanë dënuar disa herë për gjëra që nuk i ka kryer, madje është dënuar kur ka qenë tek motra në Greqi, e gjenin fajtorin tek ai. Mendoi se sa janë ata që nuk mbrohen dot…Nuk e besoj kurrë që ka vrarë veten, kështu shprehej i ati.”, tha Grida Duma.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...