23.6 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Dalin dëshmitë e të mbijetuarve të aksidentit tragjik në Bullgari/“Shoferin duhet ta ketë zënë gjumi, autobusi u përplas me barrierën mbrojtëse dhe plasën gomat”

Mëngjesin e të martës (23 nëntor 2021) një autobus me pasagjerë nga Maqedonia e Veriut, u përplas dhe më pas shpërtheu në flakë në autostradën e Strumës, në Bullgari. Autobusi ishte nisur nga Turqia, ku udhëtarët kishin qenë për një vizitë tre ditore dhe po shkonte drejt Maqedonisë së Veriut.

46 u llogarit numri i viktimave mes të cilëve, 12 fëmijë, ndërsa shtatë persona janë dërguar në spital për trajtim pasi mundën të shpëtonin. Shumica e viktimave janë nga 25 deri në 30 vjeç, sipas mediave lokale, ku më e vjetra është 63 vjeç.

Shkaku i përplasjes nuk u konfirmua menjëherë, por u duk se autobusi goditi një barrierë mbrojtëse në autostradë dhe më pas mori flakë. Flakët ishin në pjesën e përparme të autobusit, duke lejuar disa të mbijetuar të ulur në pjesën e pasme të automjetit të gjenin kohë për të shpëtuar.

Në mesin e të mbijetuarve janë pesë shtetas të Maqedonisë së Veriut, një serb dhe një belg. Të mbijetuarit katër burra dhe tre gra, pësuan djegie dhe lëndime, por të gjithë ishin në gjendje stabël, tha Dr Lyubo Topkov nga spitali Pirogov, ku ata u transportuan për mjekim më të specializuar.

Lulzim Sulejmani është një nga të mbijetuarit e tragjedisë në Bullgari dhe në një intervistë dhënë nga spital ka dëshmuar se goditja u shkaktua pasi shoferin e kishte zënë gjumi. I riu ka deklaruar se ka thyer xhamin dhe ka arritur të arratiset me të fejuarën dhe disa persona të tjerë.

“Shoferin duhet ta ketë zënë gjumi. Autobusi u përplas me barrierën mbrojtëse dhe plasën gomat. Më pas është përfshirë nga flakët. Autobusi ishte plot tym. Theva xhamin dhe bashkë me të fejuarën dhe disa persona të tjerë arritëm të dilnim. Në autobus u dëgjuan shumë britma. Pastaj nuk e di se çfarë ndodhi, pasi u largova 200 metra nga autobusi. Unë isha 4 ditë me të fejuarën time me pushime. Fëmija më i vogël ishte 4 vjeç. Po binte shi. Shkak i vetëm i aksidentit është përgjumja e drejtuesit të mjetit. E fejuara ime iu nënshtrua një operacioni sepse ka fraktura. Mua gjunjët më ishin lënduar”, tha Lulzim Sulejmani nga Presheva.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...