33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Mbyllen hetimet për vrasjen e shqiptarit në Angli,vrasja ishte planifikuar për rreth gjashtë muaj para se të ndodhte krimi

BBC shkruan se nga hetimet ka rezultuar se shqiptari është qëlluar në sy të gruas dhe foshnjës së tyre nga një grup vrasësish suedezë. Ai u qëllua disa herë në pjesën e pasme të kokës teksa kthehej nga darka e Krishtlindjeve.

Në lidhje me këtë ngjarje po ndiqen penalisht 4 persona ndërsa 2 të tjerë do të hetohen për dëshmi për të rreme për shpërqendrimin e hetimeve. Beqiri ishte vëllai i modeles shqiptare të njohur në Britaninë e Madhe Misse Beqiri. Prokurori Mark Heywood i tha gjykatës së Southwark Crown se viktima ishte “vrarë qëllimisht me gjakftohtësi”.

“Ndodhi në një rrugë të qetë të Londrës. Viktima që po kthehej në shtëpi me familjen e tij u qëllua dhe u vra para syve të tyre. Kur të shihni provat në këtë rast, do arrini në përfundimin se ishte sa brutal aq edhe tronditës. Këto prova do të tregojnë se vrasja është bërë në një distancë shumë e afërt”.

Heywood tha se vrasja ishte planifikuar për rreth gjashtë muaj. Sulmuesi i dyshuar, shtetasi suedezo-tunizian Anis Hemissi, 24 vjeç, mohon vrasjen dhe posedimin e armës me të cilën është kryer krimi. Edhe autorët e tjerë të dyshuar për këtë ngjarje Estevan Pino-Munizaga, 35 vjeç, Tobias Fredrik Andersson, 32 vjeç dhe Bawer Karaer, 23 vjeç, mohuan përfshirjen në krim.

Heywood tha se dyshohet se Pino-Munizaga kishte udhëtuar drejt Londrës për 14 orë. Ai kishte marrë me qira një banesë dhe kishte vizituar zonën pranë shtëpisë së Beqirit. Ai kishte blerë një biçikletë e cila është përdorur nga vrasësi për të ndjekur viktimën pak ditë para vrasjes

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...