27.2 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Dalina Buzi reagon pas debatit të ashpër me Jerinën: “Unë jam atje për të gjykuar”

Dalina Buzi ka reaguar në rrjetet sociale pas debatit të ashpër që pati me Jerina Lalajn në “Goca dhe Gra” mbrëmjen e djeshme. Ajo ka publikuar në Instagram një përmbledhje të të gjitha komenteve të saj për Julka Gramon në “Dancing with the Stars”, që variojnë nga vërejtjet, këshillat për t’u përmirësuar e deri te komplimentet.

Theksojmë se Julka është mikeshë me Jerinën dhe ishte e ftuar në emision ku situata agravoi në tone të forta mes dy bashkë-moderatoreve. Krah videos, Dalina shkruan:

“Kush lexon në këto komente mllef, vrer, helm, frustrim, sulme personale, dëshirë për të poshtëruar e ulur konkurrentët, nevojë për t’u ndjerë të plotfuqishëm apo për të përmbushur mungesa tona, kush lexon pandjeshmëri, mungesë kulture, kush lexon ofendime dhe armiqësi, është tërësisht problem i perceptimit të tyre që kanë për botën dhe për veten. Jo i imi. Unë jam atje për të gjykuar. Hajde pra! Le t’i kthehemi spektaklit.”

opennews.al

Jerina u shpreh gjatë debatit se në “Dancing with the Stars” “çdo koment ka qenë negativ” nga ana e jurisë, për të cilët tha se “kanë shfrytëzuar pesë minutëshin e lavdisë” dhe “shyqyr që u ka ardhur rasti për t’u shtypur kokën konkurrentëve sepse ky është momenti i tyre”.

Kurse Dalina iu përgjigj duke thënë se “nuk mund të bësh spektakël dhe t’i japësh vetëm kurajo konkurrentëve, sepse është e rëndësishme të jesh i drejtë me të tjerët, përfshirë edhe ata që kërcejnë shumë mirë”. Ajo vuri në dukje se komentet janë thjesht ndjesi dhe opinione personale dhe nuk kanë qëllim të denigrojnë asnjë konkurrent.

Shkak i gjithë debatit u bë një status i Jerinës në Instagram ku shkruante: “Dancing do mbarojë shpejt, po helmit që keni në bark çfarë do i bëni. Një herë të frustruar, gjithmonë të frustruar!!!”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...