9.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Davide Pecorelli rrëfen vuajtjet në burgun 313: “U trajtova si kriminel, kushtet ishin të rënda”

Një muaj pas lirimit, biznesmeni italian Davide Pecorelli ka folur për përvojën e tij në Shqipëri, ku qëndroi i ndaluar pas inskenimit të zhdukjes së tij në Pukë. Pecorelli tregon se jetesa në qeli e kishte rënduar deri në sëmundje dhe bën thirrje që qeveria të mbyllë burgun 313 për shkak të kushteve të vështira.

“U trajtova si një kriminel dhe kushtet e qelisë ishin jashtëzakonisht të rënda,” shprehet ai, duke përshkruar vuajtjet e muajve të kaluar. Megjithatë, Pecorelli thekson se do të heqë dorë nga nënshtetësia italiane për t’u pajisur me atë shqiptare.

Biznesmeni italian inskenoi vdekjen e tij në fshatin Gjegjan të Pukës dhe më pas angazhoi dy skuadra hetimore, shqiptare dhe italiane, për ta gjetur. Pas disa muajsh u zbulua nga autoritetet, pa dhënë një shpjegim bindës për veprimet e tij.

Gjykata e Shkodrës e dënoi fillimisht me 5 vite burg, por Apeli vendosi ta lirojë, duke i dhënë Pecorellit mundësinë të rifillojë jetën jashtë qelisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...