0.5 C
Tiranë
Monday, December 22, 2025
spot_img

Debatet e para në “BBVIP 5”/ Angelo Haruni dhe Seno Fishta komentojnë banorët: “Lorna gërricëse”, “Më vjen keq për Selin”

Angelo Haruni dhe Seno Fishta kanë nisur analizat dhe komentet e para mbi banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania 5”, duke ndarë mendime të ndryshme për dinamikat dhe karakteret që po shfaqen në ditët e para të lojës.

Gjatë një diskutimi mes tyre, Seno Fishta u ndal fillimisht te Lorna, për të cilën u shpreh se e sheh si një vajzë pozitive dhe se i pëlqen shumë prania e saj në shtëpi. Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për emocione të çastit, por për vlerësim të karakterit.

Ndërkohë, Angelo Haruni kishte një këndvështrim tjetër, duke theksuar se nuk e sheh Lornën si një banore luftarake.
“Nuk e shoh luftarake, e shoh më shumë gërricëse,” u shpreh Haruni.

Seno komentoi gjithashtu edhe banoret më të reja në moshë, duke u ndalur te Seli, për të cilën tha se i vjen keq pasi është më e vogla e shtëpisë, ndërsa për Brikenën u shpreh se e sheh si një vajzë të pa djallëzuar.
“Po më vjen keq për Selin që është më e vogla dhe Bikena që është e pa djallëzuar,” tha ai.

Nga ana tjetër, Angelo u shpreh se disa prej banoreve i sheh shumë agresive dhe të prirura për të ndjekur “rrymën” e shtëpisë, duke theksuar se problemi nuk është agresiviteti në vetvete, por mungesa e individualitetit.

Diskutimi u mbyll me një thirrje nga Seno për më shumë debate brenda shtëpisë, por të bazuara në argumente.
“Duhet të fillojmë të bëjmë debate, se u bëmë si të shtëpisë. Duhet të debatojmë edhe me argumente,” u shpreh ai, ndërsa Angelo theksoi se këto dinamika do të zhvillohen gradualisht.

Komentet e dy banorëve tregojnë se BBVIP 5 po hyn ngadalë në fazën e krijimit të aleancave dhe përplasjeve të para, duke rritur pritshmëritë për debatet që priten në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Athinë, përleshje në rrugë: Plagoset një shqiptar dhe një i mitur rus, autori në...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës rrugët e Athinës. Rreth orës 19:30, dy persona – një shqiptar dhe një...

“Skenografia për t’i hequr kapelën” ,Kozeta Kurti për Festivalin e 64 të Këngës në...

0
Edhe pse përplasjet me “menaxhmentin” e ri të RTSH-së janë të hapura, tradita e shënimit pas Festivalit të Këngës mbetet e pandryshuar. Siç shkruan...

Emergjencë gjatë udhëtimit me traget: 67-vjeçari nga Shkodra transportohet me helikopter drejt Tiranës

0
Një 67-vjeçar nga Shkodra, Ndue Gjoka, u sëmur rëndë gjatë udhëtimit me traget në linjën Korfuz–Sarandë, teksa po kthehej për të festuar fundvitin me...

Të shtëna në Kukës: Dy të plagosur, vëllezërit shpallen në kërkim

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kukësit, ku disa të shtëna me armë zjarri kanë lënë dy persona...

Tragjedi në Altopascio: Shqiptari 48-vjeçar humb jetën në aksident kamioni

0
Një 48-vjeçar shqiptar, emigrant prej vitesh në Itali, ka ndërruar jetë në një aksident tragjik në Altopascio. Viktima, Fatmir Muslia, i njohur gjithashtu si...