9.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Debati Politik/ Veliaj refuzon ftesën e Këlliçit, nuk e njeh si kundërshtar

Edhe ne zgjedhjet e 14 Majit, qytetarët e Tiranës nuk do të kenë mundësi që të ndjekin një debat mes kandidatëve për kryebashkiakë, siç mund të jetë traditë në vende më të zhvilluara, e me demokraci më të konsoliduar.

Pavarësisht ftesave që i janë bërë për debate nga ana e kandidatëve të opozitës, kryebashkiaku aktual i Tiranës Erion Veliaj ka refuzuar që të përballet me Këlliçin në një studio televizive, me pretendimin se është përfaqësues i Sali Berishës, person i shpallur non grata nga SHBA-të.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e Opinion, Veliaj tha se nuk ka frikë nga kundërshtari, por në këtë rast ai nuk përfaqëson opozitën reale.

“Unë nuk bëj debat me askënd, edhe me ata që në fakt janë drejtuesit e koalicionit Ilir Metën, Sali Berishën. Sali Berisha erdhi dhe sfidoi publikisht bashkinë e Tiranës sepse e synon si një hordhi të marë qytetin gjatë kohës që kishte mitingun e fundit. Në fazën që Saliu ka ikur nga fushata e Tiranës, Ilir Meta ka ikur nga fushata, madje dhe kandidati ka hequr fytyrën, unë debat me gishta nuk bëj dot. Unë do të bëj debat me njerëz!”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër në çdo dalje të tij televizive, Këlliçi ka kërkuar një përballje me Veliajn, për të ballafaquar dhe programet e tyre për qytetin e Tiranës, më i rëndësishmi në vend, jo vetëm sa i takon numrit të popullsisë, por edhe fateve të politikës në vitet e ardhshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...