7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Deklarata tronditëse e kryeredaktores së medias ruse: “E gjithë shpresa jonë është te zia e bukës, e cila do të fillojë tani”

Një deklaratë tronditëse, por edhe e neveritshme, vjen nga Rusia. Kryeredaktorja e lajmeve në një media ruse ka folur me “superlativa” për krizën e një zie buke globale të shkaktuar nga bllokada e grurit të Moskës.

Margarita Simonyan, kryeredaktore e kanalit të lajmeve në Rusi RT, i bëri komentet e pështira në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut (SPIEF), shkruan Daily Mail.

Ajo tha se kishte dëgjuar disa rusë të thoshin: “E gjithë shpresa jonë është te zia e bukës”.

“Ja çfarë do të thotë,” tha ajo në forum. “Do të thotë se zia e bukës do të fillojë tani dhe ata do të heqin sanksionet ndaj nesh dhe do të jenë miq me ne, sepse do ta kuptojnë se është e nevojshme”.

Më shumë se 20 milionë tonë drithë janë bllokuar brenda Ukrainës pasi Rusia bllokoi portet e vendit në Detin e Zi.

Çmimet globale të ushqimeve po rriten si rezultat i pushtimit rus dhe është rritur frika se mungesat mund të shkaktojnë një zi buke globale dhe të përkeqësojnë krizën e urisë në Jemen dhe Etiopi.

Kombet e Bashkuara po përpiqen të ndërmjetësojnë një marrëveshje midis Ukrainës, Rusisë dhe Turqisë për të nxjerrë drithin nga vendi, por nuk ka arritur të bëjnë shumë përparim deri më tani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...