23.9 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Enkelejd Alibeaj:’Garuesit të zbulojnë të ardhurat dhe shpenzimet e tyre të fushatës para ditës së zgjedhjeve’

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj gjatë fjalës së tij në konferencën “Koha për një hap përpara në transparencën e financimit politik”, deklaroi se në mënyrë që të rritet përgjegjësia e partive politike dhe transparenca e përgjithshme e procesit zgjedhor, duhet të merren në konsideratë që t’u kërkohet garuesve të zbulojnë të ardhurat dhe shpenzimet e tyre të fushatës para ditës së zgjedhjeve.

Fjala e plotë:

Ditën e premte, datë 17 qershor, ne kemi zhvilluar mbledhjen e parë të Komisionit të Posacëm për Realizimin e Reformës Zgjedhore, të ngritur me iniciativë të Partisë Demokratike. Ky Komision ka për detyrë ndër të tjera të adresojë rekomandimet e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare që veprojnë në fushën e zgjedhjeve. Në këtë kuptim, në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, por edhe kryetarit të Partisë Demokratike, dëshiroj të falënderoj sinqerisht organizatën IDEA për organizimin dhe ftesën.

Cdo ide dhe diskutim tuajin në këtë tryezë do ta dëgjojmë me vëmendje dhe mbajmë shënim, pasi jam i bindur që do të jetë një shërbim i vyer për punën që do të duhet të kryejë Komisioni i Reformës në muajt në vijim. Aq më tepër, që sot jemi mbledhur për një temë shumë të rëndësishme që lidhet me financimin e partive politike, e cila për Partinë Demokratike ka qenë dhe mbetet një shqetësim që meriton vëmendje.

Dua ta filloj këtë diskutim, duke u ndalur tek raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Ky raport është në fakt një lloj manuali pune që do të udhëheqë të gjithë veprimtarinë e Komisionit, dhe një ndër veprimet e para që ne kemi bërë ka qenë pikërisht dërgimi i një kërkese Misionit për të kërkuar që të na asistojnë me ekspertizën e tyre të cmuar.

Raporti përmban tre rekomandime sa i përket financimit të fushatave zgjedhore të partive politike. Përkatësisht: 1. Autoritetet duhet të marrin në konsideratë ndryshimet ligjore për të zgjeruar rregulloret dhe kufijtë e dhurimeve dhe shpenzimeve, sic janë caktuar për partitë politke, që ato të aplikohen edhe për palët e treta. 2. Në mënyrë që të rritet përgjegjësia e partive politike dhe transparenca e përgjithshme e procesit zgjedhor, duhet të merren në konsideratë që t’u kërkohet garuesve të zbulojnë të ardhurat dhe shpenzimet e tyre të fushatës para ditës së zgjedhjeve. 3. Duhet të zhvillohet aftësia e KQZ-së për të zbatuar në mënyrë efektive kërkesat ligjore në lidhje me mbikëqyrjen e financimit të fushatës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...