33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Deklaratat e Bardhit, reagon LSI/ Vasili: “Rrugëve janë lëshuar thashethemexhinj të pazarit Rama-Basha, s’ka pasur kurrë një propozim zyrtar nga PD”

Koalicioni PD-LSI tashmë është përfundimisht i ndarë. Këtë e konfirmoi me anë të një deklarate për mediat vetë nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili nuk u kursye ndaj aleatëve të tij të dikurshëm demokratë.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili doli në një reagim për mediat që t’i përgjigjej deklarimit të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhit.

Vasili tha se thashethemaxhinj e zëdhënës të pazarit Rama-Basha janë lëshuar mediave për të përzierë e për të fshehur e për të krijuar alibi për këtë Pazar.

Vasili u zotua se LSI do vazhdojë të godasë me çdo mjet e formë për çlirimin e shtetit nga kapja, që sipas tij i ka bërë dyshja Rama-Basha vendit.

“Të nderuar qytetarë dhe qytetare, jemi këtu së bashku në këtë komunikim me vendimin e prerë për të mos heshtur më. Mediave shqiptare e rrugëve janë lëshuar thashethemaxhinj e zëdhënës të pazarit Rama-Basha për të përzierë e për të fshehur e për të krijuar alibi për këtë pazar, e duke dashur të zënë me gojë dhe LSI. Në respekt të qytetarëve, mijëra qytetarëve opozitarë të cilët me ndershmëri deshën ndryshimin është momenti për të thënë të vërtetat e mëdha siç janë e për të mos heshtur më.

E vërteta e madhe është që s’ka pasur kurrë qoftë dhe një propozim të vetëm zyrtar nga partia e Lulzim Bashës për mandate, për numra mandatesh e gjëra të kësaj natyre. Anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike janë aty, anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë aty, le të thonë a kanë parë ndonjë propozim të tillë? E nëse ka një propozim të tillë zyrtar, këtë dokument le t’ia vënë në dispozicion mediave shqiptare që ta njohin por një dokument i tillë nuk ekziston dhe faqja e zezë për ata që mashtrojnë pasi kanë shitur interesat e opozitës ditën për diell”, deklaroi Vasili.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...