33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Edy Reja vendos formacionin për sfidën përballë Anglisë/ Ndryshime në portë, Cikalleshi-Uzuni dyshja e sulmit

Edy Reja dhe djemtë e tij, luajnë sot në mbrëmje aktin e dytë të sfidës përballë Anglisë, transfertën prestigjioze në Wembley. Nuk ia dolën dot në “Air Albania” të shënonin qoftë dhe një gol apo ti rrëmbenin një pikë, por do të provojnë ta bëjnë diçka të tillë në shtëpinë e tyre.

Mungesat e shumta dhe forma jo e mirë e disa titullarëve, mbi të gjitha e Armando Brojës, që vijon ta shqetësojë dëmtimi i pësuar në kavilje, nuk i japin shumë mundësi zgjedhje por nuk mungojnë surprizat as në këtë përballje.

Mungesa e Berat Gjimshitit kalon peshën tek Marash Kumbulla dhe pjesa tjetër e prapavijës e cila pritet të formohet nga Ismajli dhe Veseli ndërsa Hysaj dhe Trashi do të plotësojnë krahët. Keidi Bare dhe Klas Gjasula janë të paprekshëm në qendër të mesfushës ndërsa përpara tyre pritet të vendoset Nedim Bajrami, fantazisti i shumë kërkuar nga Edy Reja.
Në konferencë për shtyp, tekniku italian u shpreh se Broja nuk është gati për ta nisur këtë sfidë si titullar, duke bërë që dyshja e sulmit të formohet nga Myrto Uzuni dhe Sokol Cikalleshi, të dy lojtarët po kalojnë një formë të shkëlqyer.
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...