18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Deputeti Flamur Noka: ‘Beteja finale mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, shqiptarët duhet të zgjedhin’

Deputeti demokrat Flamur Noka ka mbajtur një takim me kryetarët e degëve të Rithemelimit, duke shprehur bindjen se drejtësia e re ka ndaluar ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi ky i fundit i kujton shqiptarëve se SPAK ka lënë të lirë qindra kriminelë. Noka ka theksuar se ndalimi i Berishës është pjesë e betejës finale mes tij dhe kryeministrit aktual Edi Rama, dhe ka shtuar se shqiptarët duhet të zgjedhin mes tyre.

“Drejtësia e re e ndaloi Berishën të përfaqësojë qindra mijëra shqiptarë që e votuan. E penguan Sali Berishën sepse ai u kujton përditë se SKAP-i i partisë ka lënë të lirë qindra kriminelë, të korruptuar e korruptues që po vjedhin taksat tuaja.

SKAP-i i partisë ndalon pa asnjë argument ligjor një kryetar opozite. Çdo qytetar e sheh Ilir Beqjan që shëtit i lirshëm rrugicave të bllokut edhe pse ka një akuzë të rëndë për abuzimin me taksat e shqiptarëve. E pengojnë edhe opozitën reale të marrë vendin në komisionet hetimore.

Rama dhe banda e tij e pushtetit po na pengojnë të bëjmë detyrën, por në misionin tonë nuk na ndalin dot. As Sali Berishën, as opozitën dhe as shqiptarët. Nuk na ndalojnë e nuk na nënshtrojnë. Ne do të fitojmë.

Pavarësisht shiut apo motit të keq ne mblidhemi te rruga e shpresës për t’i thënë Berishës se ai na përfaqëson ne dhe kemi detyrë mos ta lëmë vetëm. Për t’i thënë Edi Ramës se do të vijë ora e përballjes tënde dhe kur të vijë do të jesh në vetmi si qyq. Do jesh brenda 4 mureve të trasha të Surrelit si qyq derisa të shkosh në 4 muret e ftohta.

Berisha është njohur si i pakorruptueshëm, pas daljes në opozitë Sali Berisha ka denoncuar dhe denoncon më shumë se çdo politikan aferat personale dhe familjare të qeveritarëve dhe Edi Ramës.

Kjo është beteja finale mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Duhet të zgjedhim mes projektit për Shqipërinë ku mund të investojnë të gjithë apo te ajo që gjithçka shkon në duart e investitorëve strategjikë që janë krerë të kabinetit ose të mafieve lokale”, tha ai..

Noka gjithashtu shprehu shqetësimin e tij lidhur me moslejimin e opozitës reale të marrë vendin në komisionet hetimore dhe akuzoi qeverinë e kryeministrit Rama se po pengon këtë proces. Ai theksoi se vendimi për ndalimin e Sali Berishës është bërë sepse kujton shqiptarëve mungesën e ndjeshmërisë së SPAK ndaj kriminelëve të lirë, dhe se ky akt është pjesë e një skenari të koordinuar për të penguar drejtësinë dhe opozitën reale. Noka bëri thirrje që kjo të jetë një betejë e shqiptarëve për të zgjedhur drejtësinë dhe integritetin në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...