14.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Deputeti i PD uron shqiptarët: “Shpresojmë që jo larg flamuri ynë të bëhet një nga ‘yjet’ e familjes europiane”

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu me anë të një postimi në Facebook ka uruar shtetasit shqiptarë në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë së vendit teksa shkroi se kjo ditë shënon jo vetëm lirinë pas rreth 500 viteve pushtim, por edhe krijimin për herë të dytë të Shtetit shqiptar.

Shehu shtoi se shpreson që jo larg në vite flamuri i Shqipërisë të bëhet një nga ‘yjet’ e familjes europiane.

Njoftimi i policisë:
Te dashur miq, ne Shqiperi, Kosove, Maqedonine e Veriut, Mal te Zi e kudo ku jeni!
Te nderuar banore te Qarkut te Gjirokastres!
Urimet me te mira sot ne pervjetorin e 110-te te shpalljes se Pavaresise!
Nje dite madhore kjo, qe shenon jo vetem lirine mbas 450 vite pushtim otoman, largim i dhunshem ky nga familja jone europiane, por dhe krijimin per here te dyte, mbas atij te Skenderbeut, te Shtetit Shqiptar.
Pavaresisht se ngjarje tragjike do te shoqeronin historine tone te metejshme, perseri degdisje ne Lindje, 28 Nentori 1912 me Ismail Qemalin, ngel ngjarja madhore e historise sone moderne.
Nje dite e arritur ajo me shume luftra, gjak, sakrifica, por dhe plot identitet, dije e kulture keto.
Nje Dite e madhe ajo, qe u parapri nga shume levizje, nga nje perudhe e ndritur e Rilindje sone Kombetar, e misheruar me emra nga me te medhenjte te ketij kombi.
Dhe pikerisht ne kete plejade emrash, luftrash rezistence, kulture nga me te vyerat, dije te thella e patos kombetar, spikatin shume e shume personalitete, qe i perkasin Qarkut te Gjirokastres.
Keshtu kjo treve u vendos ne piedestalin e vlerave tona kombetare, te kontributeve te shume dimensionale madhore, qe cuan tek 28 Nentori i 1912.
Krenari kjo per te gjithe ne, qe i perkasim asaj treve.
Gezuar diten Flamurit te gjitheve.
Duke shpresuar e perpjekur, qe jo larg ne vite, ai Flamur te behet nje nga “Yjet” e familjes sone europiane!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Imamoglu kritikon Von der Leyen: “Mos e krahasoni Turqinë me Rusinë dhe Kinën”

0
Kryebashkiaku i burgosur i Stamboll, Ekrem İmamoğlu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke kundërshtuar krahasimin...

Qirinj dhe heshtje për dy vogëlushët: Banorët e ish-Kënetës mblidhen para Bashkisë së Durrësit

0
Një grup banorësh nga zona e ish-Kënetës janë mbledhur mbrëmjen e sotme pranë Bashkia e Durrësit, ku kanë ndezur qirinj në kujtim të dy...

Dosja e vrasjes së çiftit Mujeci: Skema me dy makina, konflikti i vjetër dhe...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore për vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci në Lezhë, një ngjarje që ka tronditur opinionin...

Dëshmia rrëqethëse e nënës së 19-vjeçares shqiptare që humbi jetën në Greqi: “Vrapova drejt...

0
Nëna e 19-vjeçares shqiptare, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike më 14 prill 2026 në Argostoli, ka folur për herë të parë për...

Tërmet 4.2 ballë në Kretë, pa raportime për dëme

0
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në ishullin Kretë, duke u ndjerë lehtë në zonat përreth. Sipas të...