15.9 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Deputetja Gjylameti: Shqipëria kalon procesin e monitorimit të plotë të këshillit të Evropës

Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti ka ndarë në rrjetet sociale një postim, ku tregon se ishte pjesëmarrëse në punimet e Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 5 mars 2024 në Paris.

Në fjalët e saj, ajo bën një pasqyrim të angazhimeve të Shqipërisë si vend anëtar i Këshillit të Evropës dhe thekson arritjet e vendit, duke përfshirë reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe stabilitetin ekonomik. Gjithashtu, Gjylameti shprehet se procesi i Monitorimit të plotë ka përfunduar, duke kaluar Shqipërinë në fazën e Post-Monitorimit. Postimi përfundon me falënderime dhe krenari për sukseset e arritura dhe një angazhim të vazhdueshëm për të përmirësuar jetën e qytetarëve shqiptarë.

Postimi në rrjetet sociale i deputetes të PS, Blerina Gjylameti:

E nderuar të merrja pjesë në punimet e Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në 5 mars 2024 në Paris, ku në agjendë ishte diskutimi për raportin e Asamblesë Parlamentare mbi zbatimin e angazhimeve të Shqipërisë si vend anëtar i Këshillit të Evropës, angazhime të cilat Shqipëria i ka marrë që kur është anëtarësuar në këtë Organizatë, në Korrik 1995.

Pas një pune intensive një-vjeçare në koordinim të ngushtë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, gjatë të cilit kemi paraqitur të gjitha reformat e ndërmarra në 10 vitet e fundit nga Shqipëria nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, më në fund i gjithë mundi, sakrificat dhe këmbëngulja për të ndërtuar një shtet të ligjor dhe për një jetë sa më të mirë për qytetarët tanë, kjo ditë bëhet një ditë e shënuar, një gur kilometrik që certifikon arritjet e merituara të Shqipërisë.

Vlerësim maksimal për reformën në drejtësi, luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vëmendjen e shtuar të qeverisë në avancimin dhe konsolidimin e të drejtave të njeriut, vëmendje dhe kujdes më të madh për minoritetet, me ligjin që kemi miratuar në vitin 2017, dalja nga lista gri e MONEYVAL së fundmi në tetor 2023, progresi dhe stabiliteti ekonomik, vëmendje më e madhe ndaj grave, fëmijëve dhe grupeve të margjinalizuara dhe shumë vlerësime të tjera, janë indikatorët që sollën mbështetjen unanime të të gjithë anëtarëve të Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare për të mbyllur më në fund pas 29 vjetësh anëtarësim në Këshillin e Evropës, procesin e Monitorimit të plotë të Shqipërisë dhe kalimin e saj në Post-Monitorim.

Ky vlerësim është një tjetër meritë që vijon t’i shtohet çdo ditë meritave që merr Shqipëria nga organizata serioze ndërkombëtare, falë një pune të palodhur të Kryeministrit Rama, që e bën kaq të lehtë sigurimin e suksesit të merituar të vendit tonë, punë e cila ka sjellë këtë ndryshim rrënjësor të Shqipërisë në 10 vitet e fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...