18.5 C
Tiranë
Wednesday, May 13, 2026
spot_img

Der Leyen: “Duhet ti përgjigjemi dhëmbë për dhëmbë Rusisë”

Presidentja e Komisionit Europian ka folur sot në lidhje me krizën në Ukrainë pas pushtimit nga Rusia.

Gjatë fjalës së saj në seancën gjatë Parlamentit Europian Ursula Von Der Leyen tha se sot Rusia po kërkon të vendos të ardhmen e Europës ndaj është edhe detyra e tyre që ta ndalojnë këtë gjë.

Ajo tha se Ukraina do të ndihmohet me 500 mln euro, nga buxheti europian.

Gjithashtu ajo shtoi se sulmi në Ukrainë është një sulm edhe ndaj Europës dhe se për këtë vendet europiane janë më të bashkuara se kurrë, kundër agresorit rus.

Von Der Leyen: “Rikthehet një hije e rrezikshme për Europën, një kryqytet europian po bombardohet. Shohim në kufi fëmijët që duhen të largohen nga baballarët dhe vëllezërit e tyre. Gra dhe fëmijë janë duke u vrarë pasi Putin vendosi që Ukraina është vendi i tyre, ne nuk duhet ta lejojmë, nuk duhet ta pranojmë.Është moment i zgjedhjes, i të vertetës.

Një pushtim ka nisur ka ndodhur një përballje mes dy botëve, së ligjit dhe luftës. Rusia po kërkon të vendos të ardhmen e Europës. Fati i Ukrainës është edhe fati i Europës. Demokracia fiton mbi errësirën. Ne duhet të bllokojmë cdo ambasadë ruse në union. Më lejoni të falenderojë Poloninë e vendet e tjera për mikëpritjen. Kanë mbështetjen tonë financiare.

Ne do të kemi nje mekanizëm që jemi një vend I fortë ndërsa grave dhe fëmijëve duhet tu japim akses në punësim. Jemi dhe do të jemi atje për to. Unioni po shfaq unitet, e them me shumë krenari. Ekonomia ruse duhet të ndalet totalisht. Ne do bëjmë të pamundurën për parandalimin e ushtrisë për të arritur. Ne do i bllokojmë të gjitha asetet financiare, të gjitha mallet. Ne duhet të bllokojmë media fake si Russian Today. Ne duhet ti përgjigjegmi dhëmbë për dhëmbë agresionit rus. Partnerët tanë kanë lajmëruar për sanksione dhe bllokimin e hapësirave ekonomike ruse. Jemi dhe do të qëndrojmë së bashku.

Ne kemi kaluar 2 vite pandemi dhe po vuajmë kostot e saj, ekonomike dhe sociale por Europa e kupton mjaft mire dhe duhet të ngrihet përballë të keqes dhe egërsisë. Pavarësia sot është më e rendësishme se ekonomia nesër. Ne duhet të gjejmë burime të tjera për energjinë, gazin.

Duhet të nxisim tranzicionin jeshil dhe të jemi të pavarur nga gazi rus. Ky është një investim bazik për pavarësinë nga Rusia. Kjo me pak para për Rusinë dhe më shumë para për europianët. Në 6 ditët e fundit kemi bërë më shumë se 10 vitet e fundit. Po bllokojmë Rusinë që të pasurohet. 500 mln euro për buxhetin e Ukrainës. Kriza po ndryshon Europën , po vë edhe Kremlinin në vështirësi ekonomike dhe duhet ti përgjigjet. Edhe rusët vetë po dalin në protestë e me mijëra janë arrestuar.

Këto janë ditët më të vështira për Europë. Zelensky dhe ukrainasit janë një inspirim i vërtetë. Duhet ti japim fund kësaj lufte. Ata duhet të bëjnë pjesë e familjes tonë europiane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Porti iu fal Alabbarit?”/ Si nisi projekti i Marinës së Durrësit dhe pse marrëveshja...

0
Historia e transformimit të Porti i Durrësit në një marinë jahtesh luksoze ka nisur vite më parë, por sot projekti “Durrës Marina” po rikthehet...

“Do të vritesh duke e shtyrë vendin drejt vdekjes”/ Donald Trump mesazh të fortë...

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, duke komentuar edhe të ardhmen...

“Gjesti? E kam parë si vëlla të vogël”/ Loredana Brati reagon pas deklaratave të...

0
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe...

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte...

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha. I ftuar në...

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal...

0
Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë. Arrestimi u realizua në kuadër të një...