18.3 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

“Derisa dosja është e madhe”, Ilir Beqaj dorëzon valixhen me akte ne SPAK

Në një pamje që shkaktoi vëmendje, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u pa të dalë nga dyert e SPAK me një kuti të mbushur me akte në dorë, ndihmuar nga avokati i tij. “Derisa dosja është e madhe”, tha Beqaj për gazetarët e pranishëm.

Kjo ngjarje vjen pasi SPAK vendosi të dorëzonte 700 fashikuj të dosjes së sterilizimit në GJKKO për vlerësimin e tyre. Hetimet për këtë çështje kanë qenë nën përgjegjësinë e prokurorëve Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi. GJKKO do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do të kthehet në SPAK për hetime të mëtejshme.

SPAK mbylli hetimet për koncesionin e sterilizimit më 18 mars 2024 dhe njoftoi akuzat për 8 persona të tjerë, duke përfshirë zv.ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj. Ilir Beqaj akuzohet për “shpërdorim detyre” për miratimin e kontratës së koncesionit të sterilizimit në kundërshtim me ligjin.

Hetimet kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së koncesionit, me qëllim të favorizimit të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Përveç kësaj, në shkurt u vendos sekuestro edhe ndaj disa aseteve të Rrapajt, duke përfshirë llogari bankare, makina, dhe një apartament në Vlorë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...