30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

“Dëshmi tronditëse e përdorimit të makinerisë shtetërore si makineri dhune”, Berisha reagon për dhunën ndaj punonjësit në Bashkinë Patos

Ish kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një konferencë për mediat mesditën e sotme ka dënuar sulmin e rëndë ndaj punonjësit të ndërmarrjes së kanalizimeve në Patos, i cili nuk pranoi që të plotësonte një formular për votat, që pretendohet se është kërkuar nga PS.

“Sulmi ndaj punonjësit të bashkisë Patos, Bato Dalipaj, është një ngjarje e rëndë. Është dëshmi tronditëse e përdorimit të makinerisë shtetërore si makineri dhune, terrori ndaj qytetarëve dhe votës së tyre të lirë. Jam këtu për t’i shprehu nderimin më të thellë, solidaritetin më të madh, zotit Dalipaj, një hero i votës së lirë për qëndresën e tij ndaj gangsterëve.”– u shpreh Berisha.

Më tej kryedemokrati garantoi Dalipajn se ky akt që ai ka bërë është i madh, duke e cilësuar një hero të votës së lirë. Berisha gjthashtu u shpreh se opozita shqiptare denoncon këtë rast dhe se do bëj gjithçka për të vendosur përpara drejtësisë fajtorët.

“Garantoj Dalipajn se akti i tij është i madh. Shfrytëzoj rastin që t’i bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, që të denoncojnë në portalet e transparencës. I garantoj qytetarët se opozita shqiptare dhe PD do të bëjnë gjithçka që këta kriminelë elektoralë të marrin ndëshkimin e merituar. Njëkohësisht i ftoj të mbajnë parasysh se entuziazmi dhe elektrizimi i krijuar nga Primaret, ka kallur tmerr shpirtëror, si te kandidatët e bodrumit, e mafias, të Edi Ramës, ashtu dhe te vetë kryeministri.”– deklaroi ai.

Sakaq Berishja nuk iu shmang dot temës së posterave elektoral të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Ai tha se mazhoranca në pushtet vetëm vjedh dhe se meritojnë më tepër sesa gishtin.

“Ata që vjedhin qytetarët meritojnë jo gishtin por shumë herë më tepër. Sigurisht ata që vjedhin qytetarët meritojnë çdo formë diskreditimi, e kanë pak. Meritojnë çdo gjë tjetër. Çdo njeri duhet të marrë parasysh që një i ri ka imagjinatën e vet. Ku e dini se çfarë mund tiu nxirrja unë atyre, e kanë pak atë”, tha ish-kryeministri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...