34.8 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Detaje të reja nga vrasja e Ilaria Sulës, aurori u ndihmua nga njerëz të tjerë, gjurmët e gjakut u gjetën kudo në shtëpi

Një krim i rëndë ka tronditur opinionin publik në Itali, ku Mark Samson dyshohet se ka vrarë me thikë studenteshen shqiptare Ilaria Sula, vetëm 22 vjeç. Sipas raportit të ekspertizës mjeko-ligjore, viktima është goditur disa herë me thikë, ndërsa gjurmët e krimit janë identifikuar në shumë pjesë të banesës në via Homs 8, në lagjen afrikane të Romës.

Hetimet tregojnë se vrasja ndodhi mbrëmjen e 25 marsit dhe jo në mëngjesin e 26-tës, siç kishte pretenduar fillimisht autori i dyshuar. Trupi i pajetë i Ilaria Sulës u gjet më 2 prill në një shpat të malit Guadagnolo, në komunën Capranica Prenestina, disa ditë pas ngjarjes.

Skena e krimit ishte përpjekur të pastrohej, por policia mjeko-ligjore gjeti sasi të mëdha gjaku në banesë, veçanërisht në korridore, në dush, lavamanë dhe madje edhe te furçat e dyshemesë dhe dorezat e dyerve. Gjurmë janë gjetur gjithashtu në makinën e Mark Samsonit.

Faktet rëndojnë edhe më shumë mbi të dyshuarin: më 26 mars ai bleu produkte pastrimi në një dyqan pranë banesës, gjë që është konfirmuar nga fatura e transaksionit. Edhe pse ai tentoi të zhdukë gjurmët, ekspertiza ka zbuluar shenja të dukshme gjaku në shumë sipërfaqe. Sipas hetuesve, dyshohet se disa persona të tjerë mund të kenë ndërhyrë për të ndihmuar në pastrimin e vendngjarjes.

Hetimet janë në vijim, ndërsa ngjarja ka ngritur shqetësime të mëdha në publik për natyrën brutale të krimit dhe përpjekjet për fshehjen e tij. Mark Samson ndodhet në paraburgim dhe pritet të përballet me akuza të rënda për vrasje të qëllimshme dhe pengim të drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Candace Cameron Bure shpërthen në lot: “Marr shumë kritika për zërin tim”

0
Aktorja amerikane Candace Cameron Bure, e njohur për rolin e saj në serialin “Full House”, ka shpërthyer në lot teksa ka folur për kritikat...

“Nuk mund ta duroja atë që po shihja”/ Aktivisti francez paguan 300 euro për...

0
Një aktivist francez për të drejtat e kafshëve ka paguar 300 euro për të blerë një karavidhe të gjallë, jo për ta konsumuar, por...

Grabitje spektakolare në Itali/ Vidhen 4 vepra të Antonello da Messina, vlera deri në...

0
Një grabitje e bujshme ka tronditur botën e artit në Itali, pasi katër vepra të çmuara të piktorit të Rilindjes, Antonello da Messina, janë...

Aksident i rëndë në aksin Shëngjin–Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona, mes tyre...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë...

Identifikohet shqiptari i dyshuar për vdekjen e 46-vjeçares në Kalabri/ Kush është Elvis Metvelaj

0
Është identifikuar i dashuri shqiptar i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua rëndë dhe më pas u la në dyert e...