29.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

“Një plan për çdo familje”: PD prezanton programin elektoral për 11 Majin,minimum jetik, paga 1200 euro

 

Partia Demokratike ka prezantuar këtë të shtunë programin e saj elektoral për zgjedhjet vendore të 11 Majit, duke vënë në qendër të tij ekonominë, shëndetësinë, arsimin, rininë dhe strehimin. Gjatë një eventi të mbajtur në Tiranë, anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, shpalosi reformat e propozuara nga opozita me premtimin për t’i kthyer shqiptarëve shpresën dhe dinjitetin e munguar.

Në zemër të programit është “Paketa e Emergjencës”, që përfshin:

  • Minimum jetik 200 euro për pensionistët, personat me aftësi të kufizuar dhe familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike.
  • Paga minimale 500 euro dhe paga mesatare 1200 euro, si standard i ri për punëtorët dhe profesionistët shqiptarë.
  • Çmimi i energjisë 7 lekë për Kë/h, për të garantuar një tarifë të drejtë për qytetarët që jetojnë në një vend me burime të pasura hidrike.

Në fushën e shëndetësisë, PD propozon:

  • Dyfishimin e buxhetit për shëndetësinë, për të përmirësuar infrastrukturën, pagat dhe shërbimet.
  • Model i ri sigurimesh shëndetësore, me më shumë mundësi dhe konkurrencë për qytetarët.
  • Zgjerimi i listës së barnave të rimbursuara dhe kontroll i rreptë ndaj cilësisë së ilaçeve.

Programi për arsimin dhe rininë përfshin:

  • Dyfishim i buxhetit për arsimin, investime në kërkimin shkencor dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore.
  • Zerim i taksave për 3 vite për bizneset e të rinjve, si nxitje për sipërmarrjet e reja.
  • Strehim për çiftet e reja, me subvencionim të 20% të kredisë dhe ofrimin e 30 mijë eurove kredi pa interes.

Në fund të prezantimit, drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, deklaroi se programi i PD-së është konservator dhe i frymëzuar nga Ronald Reagan dhe Donald Trump, duke theksuar se synon uljen e taksave dhe një orientim të fortë drejt familjes dhe të rinjve shqiptarë.

Berisha është një mik i familjeve shqiptare. Ai ka një plan për uljen e kostos së jetesës, për të ndalur shpopullimin dhe për të kthyer besimin tek Shqipëria,” – u shpreh LaCivita, duke e konsideruar qeverisjen e Ramës si “një dështim të madh 12-vjeçar”.

PD angazhohet gjithashtu për reforma të thella në administratë, infrastrukturë dhe mirëmenaxhim të buxhetit, si pjesë e një vizioni të ri për qeverisjen e vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...

Aksident i rëndë në Gjermani/ Përplasen dy tramvaje pranë stadiumit të Schalke, 25 të...

0
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchenit, ku dy tramvaje janë përplasur pranë stadiumit të Schalke, duke shkaktuar plagosjen...