23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Detaje të reja mbi vrasjen e Enkeleida Danaj në Greqi: Një histori e dhunës dhe kërcënimeve të vazhdueshme

###

Detaje të reja janë zbardhur nga mediat greke në lidhje me vrasjen e 40-vjeçares shqiptare, Enkeleida Danaj, në Greqi. Ajo u godit me një thikë në bark dhe u la e vdekur në mes të rrugës në Menidi. Sipas raportimeve nga Zougla, vetëm pak ditë më parë, viktima kishte denoncuar bashkëshortin e saj, Eduard Danaj, për dhunë fizike, lëndime në trup, kërcënime dhe ofendime.

Policia greke dyshon se autori i vrasjes së shqiptares është pikërisht 50-vjeçari Eduard Danaj. Më 7 Maj, viktima e kishte denoncuar bashkëshortin se e kishte kapur prej fyti, i kishte lënduar krahun, kishte abuzuar me të dhe e kishte kërcënuar. Dëshmitare e dhunës ka qenë edhe vajza e tyre, e cila po ashtu është sulmuar nga i ati. Nënë e bijë konfirmuan për policinë se të dyja kishin përjetuar sulme të tilla edhe më parë nga 50-vjeçari.

Viktimës i ishte ofruar “mbështetje morale” dhe mundësia të transferohej në një ambient mikpritjeje për gratë e dhunuara. Atyre u ishte ofruar edhe “Butoni i Panikut”, të cilin viktima e pranoi, por nuk pati kohë ta aktivizonte.

Zougla thekson se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje pritej të dilte të premten para gjykatës në lidhje me sulmin ndaj ish-gruas dhe vajzës. Viktima kishte një listë të gjatë denoncimesh ndaj Eduard Danajt. Në Prill të vitit 2023, ajo e kishte kallëzuar partnerin, dhe po ashtu në Shtator 2022, ajo e kishte denoncuar për dhunë, çka çoi në arrestimin e Eduard Danajt. Sipas raportimeve, kishte një urdhër gjykate që çifti të mos jetonte në të njëjtën banesë, por viktima mendohet se ka pranuar që bashkëshorti të kthehej në shtëpinë e tyre që në vitin 2018.

Këto detaje zbulojnë një histori të gjatë dhune dhe abuzimi, e cila kulmoi në këtë tragjedi të rëndë. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj vrasjeje.

Trupi i pajetë i viktimës u pikas nga një kalimtar i rastit në një kryqëzim në Menidi. Mediat greke shkruan se 40-vjeçarja u gjet me thikën të ngulur në bark. Enkeleida ishte nisur në punë ku mendohet se autori i ka zënë pritë. Ai e goditi me thikë në stomak dhe më pas u zhduk. Krahas viktimës u gjet çanta me sendet e saj personale. Ndërkohë policia po këqyr kamerat e sigurisë si dhe po kërkon për dëshmitarë për të zbuluar më shumë rreth dinamikës së ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...