34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Detaje të reja në rastin e vrasjes së Selavdi Shelaj në Bora Bora, Itali

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e Selavdi Shelaj, në 20 shtator 2020, në breg të detit në Bora Bora të Italisë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se vrasja e Shelajt mund të jetë e porositur nga një bashkatdhetar i tij, Altin Sinomati.

Sipas mediave italiane, dyshohet se Altin Sinomati, i njohur si Aldo ose “Il Lungo”, ka paguar 150 mijë euro Raul Esteban Calderon për të vrarë Shelajn. Pas më shumë se 3 vitesh, hetimet në lidhje me këtë vrasje u pasuruan nga zbërthimi i bisedave në “Sky ECC”. Sipas mediave, emri i porositësit ka dalë në këtë aplikacion, të përdorur në masë nga bota e krimit.

Sinomati ka komunikuar në këtë platformë me bashkëpunëtorin e Calderon në vrasjen e Shelajt, Giuseppse Molisso, ku kanë folur në lidhje me ngarkesa kokaine të humbura. Vrasja e shqiptarit në breg të detit u bë në bashkëpunim mes argjentinasit dhe Molissos, ku njëri kishte gjetur armën e krimit dhe tjetri motorin me të cilin lëviznin atë ditë.

Sinomati prej disa kohësh është në kërkim nga autoritetet italiane, por që ende nuk është arritur gjurmimi i tij. Shelaj u qëllua të dielën rreth orës 10 e gjysmë të paradites së 20 shtatorit 2020, teksa po frekuentonte plazhin “Bora Bora”. Një person me rroba sportive i shoqëruar nga një tjetër me motor hapi zjarr ndaj 38-vjeçarit. Fishekët e kalibrit 7,65 mm goditën shqiptarin në shpinë dhe një tjetër në shtyllën kurrizore, duke terrorizuar plazhistët e duke e lënë të paralizuar viktimën, ndërsa agresorët u zhdukën mes turmës pa lënë gjurmë. Ai ndërroi jetë 48 orë pas ngjarjes pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...