10.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Detaje të reja për incidentin me Policinë në rrugën Tiranë-Fushë Krujë: Tre efektivë të përfshirë në hetim

Dalin detaje të reja në lidhje me një ngjarje të rëndë ku janë të përfshirë tre efektivë të repartit “Shqiponja” të Policisë së Tiranës. Incidenti ndodhi gjatë një ndalimi rutinë në rrugën Tiranë-Fushë Krujë, kur policët kanë ndaluar një automjet për kontroll dokumentesh. Qytetari, i cili ndodhej në automjet, u ka dorëzuar dokumentet efektivëve dhe u ka kërkuar që të largohej sa më shpejt, duke deklaruar se kishte fëmijën të shtruar në spital. Megjithatë, efektivët nuk i kanë dhënë leje për të vazhduar rrugën.

Në kushtet e tensionit të krijuar, qytetari, pasi u ka dorëzuar dokumentet, është larguar me shpejtësi nga vendi i ndalimit. Polici Rezart Berberi, duke reaguar ndaj largimit, ka nxjerrë pistoletën e shërbimit dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të automjetit, duke goditur makinën në pjesën e pasme.

Ngjarja fillimisht është mbajtur e fshehtë nga efektivët e përfshirë, të cilët dyshohet se kanë ndërhyrë për të prishur provat në vendngjarje dhe kanë larguar gëzhojat. Qytetari më vonë ka bërë një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Tiranës, e cila ka nisur hetimet dhe ka vërtetuar rrethanat e incidentit. Dy efektivët, Elton Dokollari dhe Florian Zeneli, janë vendosur nën masën e “detyrimit për paraqitje”, duke pretenduar se kanë vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi sipas tyre, qytetari ka tentuar t’i përplasë me makinën e tij.

Ndërkohë, polici Rezart Berberi, i cili qëlloi me armë, vijon të jetë në kërkim. Ai është nën akuzë për “vrasje me dashje të mbetur në tentativë”, “falsifikim dokumentesh”, dhe “kallëzim të rremë”. Hetimet janë ende në zhvillim dhe autoritetet pritet të zbardhin më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...