10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Detaje të Reja për vrasjen e Ylli Bezhani në Francë, i vëllai:” Mbrojti djalin dhe nipin”

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e 47-vjeçarit shqiptar, Ylli Bezhani, në lagjen Teisseire të Grenoble, Francë. Ngjarja e rëndë ndodhi para katër ditësh gjatë mbrëmjes, dhe mediat e huaja raportuan se bëhej fjalë për një atentat që i mori jetën Bezhani dhe plagosi djali i tij 24-vjeçar dhe nipin e tij.

Vëllai i Ylli Bezhani, Saimir Bezhani, ka hedhur poshtë hipotezën e atentatit dhe ka dhënë detaje të tjera. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur pasi Ylli Bezhani u përpoq të shpëtonte djalin dhe nipin e tij nga sulmi me armë.

Ditën e dielë, vëllai im, nipi dhe djali im ishin jashtë për të darkuar në një lagje në Grenoble. Ata kishin marrë pica dhe një shqiptar, siç thonë pasi ende nuk jemi informuar zyrtarisht nga policia, erdhi me motor dhe ka shtënë me dy armë. Vëllai im doli për të mbrojtur dy djemtë dhe për fat të keq, ai vdiq,” tha Saimir Bezhani.

Ai theksoi se vëllai i tij ishte një sipërmarrës ndërtimi dhe nuk kishte lidhje me përplasje grupesh, siç është raportuar në disa media. Ai ka kërkuar që të mos përhapet informacion i pasaktë dhe të mos bëhet “hidhje baltë” mbi nderin e vëllait të tij.

Saimir Bezhani ka zbuluar gjithashtu se autori i vrasjes është një shqiptar rreth 25 vjeç, i cili ka qëlluar me dy armë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. “Djali dhe nipi e kanë identifikuar autorin në polici, por nuk na është treguar identiteti i tij për shkak të frikës nga hakmarrja. Dyshohet se autori ka qenë i dënuar më parë për vrasje,” shtoi ai.

Si pasojë e plumbave, Ylli Bezhani ka ndërruar jetë në vend, ndërsa djali i tij ka marrë një plumb në krah dhe nipi në kofshë. I vetmi që nuk ka pësuar lëndime është një tjetër nip i viktimës, 21-vjeçar, i cili ndodhej në vendngjarje. Sipas mediave të huaja, Bezhani ishte një sipërmarrës individual në ARTIGUES-PRES-BORDEAUX, i specializuar në sektorin e punimeve të mbulimit të dyshemeve dhe mureve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...