34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“E ke lënë keq”, Gruaja nga Kosova thyen xhamat e makinave me çekiç: Video e ngjarjes bëhet virale

Sot, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku një grua shihet duke thyer disa makina me çekiç, ndërsa dëgjohet të thotë, “e ke lënë keq, thirre policinë”. Në lidhje me këtë ngjarje, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje për Telegrafin.

https://vm.tiktok.com/ZMrqDAY1o/

Ahmeti ka konfirmuar se, sapo policia mori informacion për incidentin që ndodhi në Fushë Kosovë, u morën masa të menjëhershme. Ajo sqaroi se është arrestuar personi i dyshuar, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pasi kishte pësuar lëndime dhe për ekzaminim psikiatrik.

Rreth orës 10:00, kemi pranuar informacionin për dëmtimin e tri automjeteve në rrugën ‘Xhemajl Mustafa’ në Fushë Kosovë. Policia ka arrestuar menjëherë personin e dyshuar, e cila është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe ekzaminim psikiatrik. Ndaj të dyshuarës B.M, një femër, është hapur rast për veprën penale ‘Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’. Pas përfundimit të trajtimit mjekësor, do të kryhen procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë,” ka thënë Ahmeti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...