22.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

“Nuk kam dashur ta vras”, Klementin Islamaj në burg ,shtyti babain nga shkallët pasi ky i fundit i vrau nënën

Gjykata e Sarandës ka vendosur të lërë në burg 41-vjeçarin Klementin Islamaj, i akuzuar për vrasjen e babait të tij, Hysen Islamaj, pasi kishte mësuar për vrasjen e nënës së tij, Shano Islamaj. Islamaj ka treguar në gjykatë se nuk kishte pasur qëllim të vriste babanë e tij dhe ka shpjeguar ngjarjen e rëndë.

Jam i divorcuar dhe kam tre fëmijë nga dy martesa. Dy prej fëmijëve kishin ardhur në shtëpinë tonë një muaj më parë. Kur dëgjova zhurmë nga shtëpia, pasi isha në kafe, mendova se u kishte ndodhur diçka fëmijëve. Kur mbërrita, pashë që kishte goditur mamanë me sopatë dhe kishte hapur kokën e saj. Pashë trutë e saj në tokë. Nuk di si u ndjeva në atë moment. Nuk kam dashur ta vras, thjesht e shtyva dhe u pengua,” ka thënë Klementin Islamaj.

Prokurorja e çështjes, Valbona Maja, ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”. Ndërsa avokati Merdan Nora ka kërkuar një masë më të lehtë sigurimi, si “garancia pasurore”.

Vëllai dhe motra e Klementin Islamajt kanë shprehur gatishmërinë për të paguar garancinë në mbështetje të vëllait të tyre. Ata kanë dëshmuar se babai i tyre ka qenë i dhunshëm gjatë gjithë jetës me nënën e tyre dhe me ta vetë. Pas shqyrtimit të kërkesave, gjyqtari Fatmir Ndreu ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për Klementin Islamaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...