Një tjetër akt human nga biznesmeni shqiptar Shaqir Palushi, drejtues i kompanisë Golden Eagle Energy Drink, ka prekur zemrat e qytetarëve. Ai i ka dhuruar 10 mijë euro Stenaldos, një i ri i verbër, me qëllim blerjen e një shtëpie që të ketë një vend të sigurt për të jetuar.
Ky donacion vjen si pjesë e një tradite të vazhdueshme bamirësie nga Palushi, i cili ka ndihmuar më herët familje dhe individë në nevojë në Shqipëri. Gjestet e tij janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke e bërë biznesmenin një nga figurat më humanitare në vend, ku suksesi në biznes shoqërohet me përgjegjësi sociale dhe solidaritet.






