29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Qeveria vjedh me inceneratorët dhe pasuritë e tjera publike”/ Meta: “Rrezikojmë të shpërbehemi si komb dhe shtet”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se vendi ynë rrezikon të shpërbehet si komb dhe si shtet. Gjatë një takimi me strukturat e gruas së kësaj force politike në Tiranë, Meta u shpreh se kjo qeveri vjedh me inceneratorët, por edhe me veprat e tjera publike. Sipas ish-Presidentit, Shqipëria është një vend me statistikat më të errëta.

“Unë jam besimplotë që kjo krizë e madhe dhe e padurueshme, sidomos për gratë dhe kryefamiljaret do të marrë fund. Rrezikojmë të shpërbehemi edhe si komb edhe si shtet sepse është kërcënuar vetë familja shqiptare.

Takojmë çdo ditë gra që thonë edhe fëmija i fundit iku në Gjermani apo Angli. Ikën sepse nuk mund të jetonin këtu, nuk mund të martoheshin këtu, nuk përballohet jeta këtu me këto rroga dhe me këto çmime marramendëse. Ikëm thonë shumë gra të tjera të reja për hir të fëmijëve, për shkollat qetësinë dhe sigurinë.

Kjo nuk mund të vazhdojë më tej me këtë mënyrë. Nuk besoj se do të bëjmë për gratë në një kohë të shkurtër atë që bëjnë danezët, por pse të mos bëjmë atë që bëjnë në Kosovë dhe Maqedoni, pse të mos bëjmë atë që bëjnë në Mal të zi apo aq sa bëhet në Serbi dhe në Bosnjë.

Nuk ka statistika më të errëta, ku në një vend në mënyrë të qëllimshme nuk janë rritur pagat dhe pensionet. Nëse do ishin rritur nuk do vidhej, sidomos në aferën e inceneratorëve, ku merren firma të personave që nuk ekzistojnë. Por edhe me veprat publike”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...