25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Diplomati gjerman reagon pas deklaratave të kryeministres serbe: “Jam shumë i shqetësuar për tensionet në veri”

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka reaguar ndaj kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç, në lidhje me barrikadat dhe tensionet në veri të Kosovës.

Ischinger tha të shtunën se është i shumë i shqetësuar me tensionet e vazhdueshme në veri dhe se Bashkimi Evropian duhet të marrë urgjentisht rol vendimtar.

Grupe të qytetarëve serbë në veri ngritën barrikada qysh më 10 dhjetor, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës.

Ai ka pyetur në postim në Twitter nëse Serbisë i është bërë me dije se nxitja e dhunës ndaj një shteti fqinj, Kosovës, do ta bëjë të pamundur vazhdimin e procesit drejt anëtarësimit në BE.

E ndaj postimit të Ischingerit reagoi Bërnabiç. Ajo tha se serbët në veri po qëndrojnë në barrikada për shkak që po kërkojnë që të implementohet Marrëveshja e Brukselit, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, dhe për shkak të arrestimit “sipas dëshirës dhe mbajtjes peng” të ish-policit serb, Dejan Pantiç.

Por, Ischingeri i tha Bërnabiçit se “nuk zgjidhen çështjet duke nxitur dhunë”.

“Ka kërkesa legjitime nga të dyja palët, në fakt. Ajo që nuk është në rregull është adresimi i shqetësimeve të tilla nëpërmjet nxitjes së dhunës dhe trazirave publike. Serbia e di saktësisht se si të veprojë si një fuqi e përgjegjshme! Krishtlindje do të thotë paqe”, ka shkruar ai.

Dje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se pas Krishtlindjes do të takohet me komandantin e KFOR-it, për të sqaruar se si do veprohet me barrikadat në veri të Kosovës.

Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – këto dy pika janë mbyllur për qarkullim. /REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...