34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Diskutimet në Kuvend për Projektligjin e Pronave Shtetërore: Shalsi bën thirrje për mbështetje

Në Kuvend po debatohet intensivisht për projektligjin e pronave shtetërore, i cili synon të lejojë shkëmbimin dhe kalimin e tyre te privatët. Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, nismëtar i këtij projektligji, ftoi opozitën që ta votojë dhe theksoi se po krijohet një panik i pajustifikuar rreth kësaj nisme.

Sipas Shalsit, ligjërimi i shkëmbimit të pronave vjen si rezultat i situatave të ndodhura gjatë viteve, ku procedurat e shkëmbimit janë realizuar përmes procedurave të posaçme, pasi ligji aktual nuk e parashikonte këtë mundësi. Ai shpjegoi se qëllimi i këtij projektligji është harmonizimi i sektorit që merret me pronat dhe zgjidhja e ngërçit të privatizimit që ka qenë i gjatë dhe i pazgjidhur.

Harmonzion në një pikë të vetme sektorin që merret me pronat. Procesi i privatizimit synon që pronat publike, të cilat nuk i shërbejnë më interesave publike, të privatizohen. Privatizimi tradicional njihet si një veprim juridik përmes kontratës së shitjes. Megjithatë, gjatë viteve, ngërçi i procesit të privatizimit ka qenë i gjatë dhe i pazgjidhur,” tha Shalsi.

Ai theksoi se ky projektligj nuk ka ardhur nga hiçi, por ka lindur si nevojë për shkak të rasteve të ndodhura dhe korrespondencave të vazhdueshme me bashkitë. Shalsi shtoi se projektligji është rezultat i konsultimeve të shumta me punonjës që kanë një memorie institucionale dhe pritet të sjellë zgjidhje për problemet e mbartura nga e kaluara.

Shalsi iu drejtua opozitës duke i ftuar të mbështesin këtë nismë, dhe e quajti të pajustifikuar panikun dhe alarmin që po krijohet rreth këtij projektligji. Ai përmendi se ndryshimi i propozuar është një element i domosdoshëm për objektet që kanë humbur dobinë e tyre publike dhe që duhet të privatizohen ose të shkëmbehen për të maksimizuar vlerën e tyre kontabël.

Nga ky moment ne këto kohë kemi folur për një proces shumë interesant, pra monitorimi i ligjeve mbasi miratohet. Hajde ta bëjmë pjesë këtë ndryshim të cilat do t’i monitorojmë. Mund të provojmë, le ta fillojmë e ta vendosim në kalendarin e kuvendit që të ndjekim çfarë synon ky akt. Kjo është lehtësisht e provueshme. Këtë ndryshim ligjor e kemi marrë përsipër me ju ose pa ju,” tha Shalsi.

Ai përfundoi duke theksuar se projektligji synon të zgjidhë problemet e mbartura përmes një procesi të rregullt dhe transparent dhe se nuk ka asnjë arsye për të mos e mbështetur këtë nismë që hap një perspektivë të re për menaxhimin e pronave shtetërore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...