8.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Dita më e errët e jetës sime” — Me lot në sy, Xhoana Nano i jep lamtumirën bashkëshortit të saj, Fatos Nano

Momente prekëse janë regjistruar gjatë ceremonisë së lamtumirës për ish-kryeministrin Fatos Nano, ku bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, mbajti një fjalë të mbushur me emocione dhe dhimbje të thellë.

Me lot në sy dhe zë të dridhur, ajo përshkroi ditën e sotme si më të errëtën dhe më të trishtuarën e jetës së saj.

“Të dashur miq dhe dashamirës, i nderuar kryeministër. Dita e sotme është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem me njeriun që kalova çerek shekulli, me njeriun që më lidhën, përveç dashurisë, shumë ëndrra, shpresa dhe zhgënjime të përbashkëta,” — tha ajo me emocion.

Në fjalimin e saj, Xhoana kujtoi fillimet e dashurisë me Fatos Nanon, duke e përshkruar si një ndjenjë që lindi jo vetëm për njeriun, por edhe për vizionin e tij për një Shqipëri moderne dhe evropiane.

“Këtu e çerek shekulli më parë unë, një vajzë e re, rashë në dashuri me Fatosin. Atëherë nuk e kuptoja pse, por tani e di. Kisha rënë në dashuri, jo vetëm me Fatosin si njeriun, por edhe me vizionin e tij për një Shqipëri ndryshe, që duhej të largohej nga barbaria dhe hakmarrjet, dhe të futej në një kurs civil, modern dhe evropian. Këto i gjeta tek Fatosi.”

Ceremonia në Pallatin e Kongreseve u mbush me duartrokitje, lot dhe emocione, teksa figura e Fatos Nanos u kujtua si një simbol i ndryshimit dhe i epokës së tranzicionit politik shqiptar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...