9.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

DJ Gimbo flet për Gjestin: “Ai ka qenë arsyeja që kam punuar më shumë”

Në emisionin ‘Canape’ me Shpend Lipën, DJ Gimbo, miku i ngushtë i fituesit të Big Brother VIP, Gjesti, ka rrëfyer për rrugëtimin e tij muzikor dhe marrëdhënien me këngëtarin, duke zbuluar edhe detaje nga periudha e vështirë që ka kaluar Gjesti kohët e fundit.

Sipas Gimpos, Gjesti ka qenë gjithmonë një burim motivimi për të:

“Ai ka qenë arsyeja që kam punuar më shumë dhe gjithmonë kam besuar se së bashku mund të arrinim gjëra të mëdha. Jemi gjithmonë besimtarë se mund të shkojmë përtej.”

Intervista përfshiu edhe humorin e DJ-së, i cili hodhi poshtë çdo mundësi për të konkuruar në Big Brother:

“Nuk do të ishte e drejtë të fitonja dy herë,” tha ai, duke qeshur.

Por momenti më i ndjerë ishte kur Gimbo foli për humbjen e papritur të Eldionit, vëllait të Gjestit:

“Ishte një tragjedi që na tronditi të gjithëve. Zoti i mëshiroftë ata. Ngushëllime familjes,” tha ai, duke falënderuar edhe të gjithë ata që kanë qëndruar pranë mikut të tij.

Gimbo shtoi se Gjesti po përpiqet të përballet me dhimbjen duke kaluar më shumë kohë me familjen:

“Ai është duke e përballuar më mirë dhe rri pranë familjes së tij.”

Kjo ishte hera e parë që një person i afërt i Gjestit foli publikisht për gjendjen e tij, pas heshtjes që fituesi i Big Brother VIP ka mbajtur për një kohë të gjatë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian gjatë një dasme në Jammu,shpëton pa u lënduar

0
Një atentat është tentuar ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian Jammu dhe Kashmir, Farooq Abdullah, gjatë një ceremonie martesore në qytetin Jammu. Sipas mediave ndërkombëtare,...

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...