8.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Djegia e makinës së drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë, i ati zbardh detaje nga ngjarja: Një person i maskuar hyri në garazh

Muhamet Çota, babai i Anjeza Shikos, drejtoreshës së tatimeve në Vlorë, ka rrëfyer momentin e frikshëm kur makinën e vajzës së tij e ka përfshirë flaka.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:15, në një garazh në lagjen ‘1 Maj’ të qytetit bregdetar. Ai tregon se nga kamerat e sigurisë është regjistruar një person i maskuar dhe me kapele duke hyrë në garazh dhe duke hedhur benzinë mbi makinën e familjes, për t’u larguar pastaj nga vendi i ngjarjes.

Çota shton se një komshi i lajmëroi pasi vuri re tym në garazh, ndërsa ata menjëherë njoftuan policinë dhe zjarrfikësit për të shuar flakën.

.“Ngjarja mund të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 22:15. Në kamerat e sigurisë pashë që diskush kishte hyrë në garazh, i maskuar, me kapele dhe kapuç gri, hodhi benzinën e vuri flakën. Mbaroi punë e u kthye andej nga hyri. Neve na njoftoi një komshi që kishte parë tym në garazh. Morëm kovën me ujë të fiknim zjarrin edhe njoftuam policinë dhe zjarrfikësit”– u shpreh Çota.

Ndërkohë, ai shpreh dyshimin se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës, por ende nuk ka një version zyrtar për shkakun e zjarrvënies.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: “Çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur më moderuar krahasuar me tregjet globale”

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, ku diskutoi mbi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe situatën në...

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të inteligjencës iranian, Esmaeil Khatib: “Roli i tij në...

0
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë detaje të reja mbi sulmin e synuar në Teheran, i cili çoi në vdekjen e ministrit të...

Aksion në ARBK, zyrtarët merren në pyetje për keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

0
Autoritetet në Kosovë kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) të mërkurën, përfshirë ushtruesen e detyrës së kryeshefes,...

Rama: “Më mirë marzh fitimi më i ulët se bord për naftën në kurriz...

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, duke theksuar se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve nga ndikimet e krizës...

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...