18.5 C
Tiranë
Thursday, May 14, 2026
spot_img

Vlorë/ I vihet flaka makinës së drejtoreshës së Tatimeve në bashki, disa të shoqëruar

Makina e Drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë u djeg gjatë mbrëmjes së kaluar rreth orës 22:15, në një garazh në zonën e ‘Plazhit të Vjetër’, te lagja ‘1 Maj’. Makina, një Volkswagen me targa AA444SV, ishte në pronësi të babait të drejtoreshës së Tatimeve, Muhamet Çota, por përdorej nga vajza e tij, Anjeza Shikos.

Policia ka shoqëruar në komisariat disa të dyshuar lidhur me ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Burime të Policisë nuk kanë dhënë një version zyrtar në lidhje me shkaqet e zjarrvënies, megjithatë, thuhet se mund të jetë për shkak të detyrës.

Pas ngjarjes, policia ka reaguar menjëherë duke shoqëruar në komisariat disa të dyshuar dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e zjarrvënies.

‘Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë). Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.’- njofton policia.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk pranohet interpelanca urgjente”/ Peleshi refuzon kërkesën e PD për “Smart City”, akuza ndaj...

0
Kryetari i Kuvendi i Shqipërisë, Niko Peleshi, ka njoftuar në nisje të seancës plenare se nuk do të pranohet interpelanca urgjente e kërkuar nga...

“Kërkon rikthimin në detyrë”/ Belinda Balluku i drejtohet Gjykatës së Lartë për pezullimin, Rama...

0
Belinda Balluku ka paraqitur rekurs në Gjykata e Lartë, duke kërkuar shfuqizimin e masës së pezullimit dhe rikthimin në funksionet e saj. Ish-zv.kryeministrja dhe ish-ministrja...

“Ti e quan Skënderbe dhe të flak”/ Berisha ironizon Spiropalin në Kuvend, socialistja i...

0
Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka shkëmbyer replika të forta në Kuvend me deputeten socialiste Elisa Spiropali, gjatë seancës plenare. Teksa mbante fjalën në...

“Është kryeministër karton”/ Gazment Bardhi akuza Ramës në Kuvend: Vjen vetëm kur duhen votat...

0
Kreu i grupit parlamentar të Partia Demokratike, Gazment Bardhi, i ka kërkuar kryeparlamentarit Niko Peleshi që të thërrasë në seancë plenare kryeministrin Edi Rama...

“Mungesa e Ramës në Parlament tregon dobësi, jo forcë”/ Erald Kapri kërkon praninë e...

0
Deputeti i Partia Mundësia, Erald Kapri, ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në seancën plenare të Kuvendit, ku ishte parashikuar...