32.1 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

“Do ta shtyp me makinë”, Përplasje mes Rozana Radës dhe Neda Ballukut për statuset e vjetra në Facebook

Një debat i fortë u zhvillua mes konkurrentes së “Big Brother VIP 4”, Rozana Rada, dhe opinionistes Neda Balluku, pas publikimit të disa statuseve të vjetra të Rozanës për Nedën, kur kjo e fundit ishte banore në “Big Brother 4” në vitin 2011.

Në një prej statusve, Rozana shkruante: “Mbajeni Nedën larg nga rrugët kryesore kur të dalë se do ta shtyp me makinë”, çka u cilësua nga Neda si një nga komentet më të rënda që ka lexuar për veten.

Gjatë spektaklit, Neda deklaroi se nuk ishte në dijeni të këtyre statuseve deri të shtunën e kaluar dhe se nuk ka pasur asnjë inat personal me Rozanën. Ajo theksoi se pozicioni i saj si opinioniste e detyron të mbajë qëndrime të forta, por nuk ka qëlluar asnjëherë të jetë e njëanshme.

Nga ana tjetër, Rozana kërkoi falje publikisht për statusin e bërë vite më parë, duke theksuar se nuk do të bënte kurrë diçka të tillë në të tashmen.

Unë mund ta kem bërë atë status, por nuk kisha as makinë në atë kohë. Neda është e shëndoshë e mirë, nuk i është prekur asnjë fije floku. Nëse e kam fyer me atë që kam shkruar, publikisht i kërkoj falje”, u shpreh Rozana.

Ndërkohë, Neda e konsideroi gjuhën e dhunshme të përdorur në të kaluarën si të papranueshme edhe në kontekstin e kohës kur ishte shkruar.

Gjuha e dhunës nuk mund të minimizohet. Në 2011 mund të ishte normale, por në 2025 nuk është dhe nuk duhet të jetë”, përfundoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja në Ksamil, zbardhet dosja: Sokrat Vata dhe një shtetas francez akuzohen për vrasje...

0
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit të huaj në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit 2026 në ambientet...

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....