32.1 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Publikohen pamjet e largimit të Safet Bajrit pas vrasjes së Fatbardh Licit në 2018

Në emisionin investigativ “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala, janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur Safet Bajri largohet nga vendngjarja pas vrasjes së Fatbardh Licit në Shkodër në vitin 2018.


Sipas Lalës, këto janë provat kryesore të përdorura nga SPAK në procesin ndaj Safet Bajrit, Astmer Bilalit dhe Behar Bajrit, të cilët dyshohen për përfshirje në ekzekutimin e Licit.

Pamjet janë siguruar nga dhjetëra kamera sigurie dhe tregojnë lëvizjet e dy personave të identifikuar nga prokuroria si Personi 1 dhe Personi 2. Këta individë u kapën nga kamerat që nga momenti i kryerjes së krimit deri te gjetja e makinës së djegur, e cila dyshohet se u përdor në vrasje.

Një tjetër detaj i rëndësishëm është përdorimi i një makine të bardhë, e cila i përkiste partneres së Safet Bajrit. Kjo e fundit është arrestuar për përkrahje të autorit të krimit dhe sigurimin e kushteve për vrasjen.

SPAK vazhdon hetimet për këtë ngjarje, ndërsa procesi gjyqësor ndaj të dyshuarve është në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja në Ksamil, zbardhet dosja: Sokrat Vata dhe një shtetas francez akuzohen për vrasje...

0
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit të huaj në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit 2026 në ambientet...

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....