27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

“Do të duhet të kemi shumë zemër për të qenë shumë të mirë”, Inzaghi për finalen e madhe të Champions

Simone Inzaghi është i bindur për shanset e Interit në finalen e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, duke nënvizuar se skuadra e tij do t’i ketë rastet.

Interi e fitoi për herë të fundit Ligën e Kampionëve në vitin 2010, duke e mbyllur sezonin me tre trofe historik.

Inzaghi tashmë e udhëhoqi skuadrën drejt dy trofeve këtë sezon, duke fituar Kupën dhe Superkupën e Italisë.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme që e kisha thënë shumë herë. Ne arsyetuam ditë pas dite, tani po shijojmë atë që kemi bërë, por nuk duam të ndalemi. Ne duam ta luajmë finalen në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Man City? Është normale, ata janë skuadra më e fortë në botë. Jemi 11 kundër 11. Kemi bërë një ecuri fantastike, do të luajmë letrat me shumë dëshirë”.

“Jam me fat që stërvit lojtarët, shumë prej të cilëve kanë qenë në shumë finale. Do të duhet shumë zemër dhe kokë, do të duhet të jemi të fokusuar sepse do të ketë momente të vështira”.

“Do të duhet të kemi shumë zemër për të qenë shumë të mirë”.

“Ne e dimë se çfarë loje do të duhet të luajmë nesër. City është skuadra më e fortë në botë, e kanë dëshmuar në ndeshjet që kanë luajtur”.

“Ne jemi krenarë që kemi arritur deri këtu, do të bëjmë gjithçka për të luajtur një lojë me përqendrim të jashtëzakonshëm. Ne do të duhet të kufizojmë gabimet tona dhe të bëjmë më të mirën”, ka thënë Inzgahi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kush flet në emrin tënd?”, Romina Kuko i përgjigjet Elisa Spiropalit: Ata që s’reformuan...

0
Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka reaguar me një analizë të gjatë mbi protestat e zhvilluara në bulevard, duke adresuar edhe qëndrimet e...

Horoskopi ditor, e Martë, 23 Qershor 2026

0
♈ Dashi Sot ndiheni të motivuar për të çuar përpara planet tuaja. Energjia juaj tërheq vëmendjen e të tjerëve dhe mund të fitoni mbështetje për...

Parashikimi I motit, e Martë, 23 Qershor 2026

0
23 qershori pritet të jetë një ditë tipike verore në Shqipëri, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Bregdeti do të përfitojë...

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...