10.5 C
Tiranë
Sunday, March 29, 2026
spot_img

“Do të lahem siç më ka bërë nëna”: Moza bëhet virale në Ferma VIP

Moza po kthehet dita-ditës në një nga personazhet më të komentuar të Ferma VIP, falë spontanitetit dhe batutave të saj që kanë pushtuar rrjetet sociale.

Që nga nata e parë, ajo ka tërhequr vëmendjen me humorin e saj të veçantë dhe mënyrën e drejtpërdrejtë për të shprehur mendimet. Një video që po qarkullon në rrjetet sociale e tregon Mozën duke u përpjekur të gjejë mënyrën se si të lahet brenda fermës:

“Do të lahem ashtu siç më ka bërë nëna, se plasa. S’po e zgjidh dot gjëegjëzën, e kam në tru si të lahem, si të lahem?”

Banorët përpiqen t’i shpjegojnë se duhet të përdorë rroba banje, por Moza kundërshton me batuta:

“Po ça me rroba banjo! Po nuk e bëj unë atë kurrë, ajo është liria e fundit e njeriut, të lahet siç e ka bërë Zoti.”

Humori i saj vazhdon kur pyet:

“Mund të lahemi si të duam? Nuk na dënon Agai?”

Elvisi e shoqëron me shaka: “Siç thua ti, i afrohesh çmimit shumë.”

Ky moment ka bërë që Moza të kthehet në një nga personazhet më virale të momentit, me ndjekësit që shpërndajnë dhe komentojnë vazhdimisht batutat e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dhuroi 10 mijë euro për të blerë një shtëpi” – “Golden Eagle” ndihmon Stenaldon

0
Një tjetër akt human nga biznesmeni shqiptar Shaqir Palushi, drejtues i kompanisë Golden Eagle Energy Drink, ka prekur zemrat e qytetarëve. Ai i ka...

“Heqja e emrave nga lista e anëtarësisë” – Zgjedhjet e PD në Elbasan nën...

0
Dega e Partisë Demokratike në Elbasan zhvillon këtë të dielë procesin për zgjedhjen e drejtuesit të ri, me pesë kandidatë në garë: Lumturi Hasa,...

“Hyn i armatosur, godet pronarin dhe tenton arratisjen” – Arrestohet Murat Curri në Kavajë

0
Policia e Kavajës ka vënë në pranga 28-vjeçarin Murat Curri, alias Murat Cërriku, pas një ngjarjeje të rrezikshme në një bar-kafe në lagjen nr....

“Miri e meriton finalen më shumë sesa të gjithë ne” – Rogerti zbulon 5...

0
Këtë javë, “Big Brother VIP Radio” rikthehet në valët e Top Albania Radio, ku banorët e shtëpisë më të famshme në vend po zhvillojnë...

Bulqizë – Arrestohet 35-vjeçari për dhunë në familje ndaj babait dhe vëllait

0
Një ngjarje e dhunës në familje ka çuar në arrestimin e një 35-vjeçari në Bulqizë. Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë...