26.6 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

“Do të mbajmë zgjedhje të parakohshme në veri”, Kurti mbas takimit me ambasadorët e vendeve të

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë për mediat pas takimit që zhvilloi mëngjesin e kësaj të marte me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, shpalosi planin me 5 pika të qeverisë së tij, për normalizimin e situatës në veri. Planin, i cili parashikon edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 4 komunat me shumicë serbe, Kurti tha se ia kishte prezantuar edhe Borrell e Lajçak.

“Ditën e fillova me një takim me ambasadorët e Quint-it dhe i njoftova me propozimin e qeverisë së Kosovës. Dje në orën 12:00 kam pasur një telefonatë me Borrell me lidhje me situatën në komunat në veri. Dje pasdite kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me Lajçak dhe njëkohësisht në mbrëmje dhe me ambasadorin amerikan në Kosovë. Kam shprehur përkushtimin dhe angazhimin për de-përshkallëzimin e situatës në veri dhe normalizim me Serbisë. Unë i kam ofruar Borrell dhe vendeve të QUINT-it një listë me hapa konkretë;

1-Sundimi i ligjit në 4 komunat veri të Kosovës, duke përfshirë, identifikimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e pjesëtarëve të grupeve kriminale që sulmuan policinë, gazetarët, KFOR-in.

2-Grupet e dhunshme tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës. Prania e policisë do të zvogëlohet.

3-Policia e Kosovës dhe KFOR, do të kryejnë vlerësim të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.

4-Qeveria e Kosovës pas konsultimeve do të shpallë zgjedhje të parakohshme në 4 komunat në veri.

5-Kosova dhe Serbia rikthehen menjëherë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, tha mes të tjerash Kurti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...