20.2 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

“Do të ndërtojmë qendrën e parë të OpenAI në Amerikën Latine” – 25 miliardë dollarë investim në Patagoninë e Argjentinës

Buenos Aires – Kompania amerikane OpenAI, krijuesja e ChatGPT, ka nënshkruar një letër qëllimi për të ndërtuar qendrën e saj të parë të të dhënave për inteligjencën artificiale në Amerikën Latine, në Patagoninë e Argjentinës, njoftoi presidenca argjentinase.

Projekti, i quajtur “Stargate Argentina”, do të realizohet në partneritet me kompaninë lokale Sur Energy dhe parashikon një investim prej 25 miliardë dollarësh, pjesë e politikës së nxitjes së investimeve të huaja që përfshin lehtësira fiskale dhe doganore për 30 vjet.

Sipas deklaratës zyrtare, qendra do të jetë “e aftë të mbështesë gjeneratën e ardhshme të përllogaritjeve të inteligjencës artificiale” dhe pritet të ketë një kapacitet deri në 500 megavat. Vendndodhja e saktë dhe data e nisjes së punimeve nuk janë bërë ende publike.

Lajmi u bë i ditur pas një takimi të premten mes presidentit Javier Milei dhe drejtuesve të OpenAI dhe Sur Energy, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit teknologjik në Argjentinë dhe Amerikën Latine.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...