27.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Dogji tarracën e një lokali në Tiranë, vihet në pranga 29-vjeçari

Një lokal (Urgjenca) në rrugën “Gjin Bue Shpata” u përfshi nga flakët. Panelet diellore që ishin në tarracën e lokalit u dogjën.

Policia identifikoi autorin e zjarrvënies, 29-vjeçarin Klizjan Bajrami. Ai u vu në pranga nga Komisariati Nr.2 në kryeqytet.

Nga hetimet rezultoi se ai ishte paguar 20 mijë lekë të rinj nga një 24-vjeçar, shtetasi Reidi Balla. Policia po punon për kapjen e 24 vjeçarit, banues në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Fire”.

Hodhi lëndë djegëse në tarracën e një lokali dhe si pasojë u dogjën panalet diellore dhe disa pajisje të ndryshme të lokalit, identifikohet dhe vihet në pranga autori i zjarrvënies.

Shpallet në kërkim një 24-vjeçar, i cili kishte paguar autorin e zjarrvënies, për të djegur lokalin.

Sekuestrohen veshje të cilat autori ka patur veshur gjatë kryerjes së krimit, si dhe disa targa automjetesh të shtetësive të ndryshme, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në një lokal në rrugën “Gjin Bue Shpata”, kishte rënë zjarr, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Fire”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi K. B., 29 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi R. B., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasi K. B., më datë 12.10.2023, ka hedhur lëndë djegëse në tarracën e një lokali në rrugën “Gjin Bue Shpata”, dhe si pasojë janë djegur panelet diellore dhe disa pajisje të lokalit. Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se ky shtetas është paguar nga shtetasi R. B., me shumën 20 000 lekë të rinj, për kryerjen e këtij krimi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat autori i zjarrvënies, ka patur veshur gjatë kryerjes së krimit, si dhe disa targa automjetesh të shtetësive të ndryshme, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së tij.

Punohet për kapjen e shtetasit R. B., si dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...