26.3 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Dosja e PD-së në Apel po mbahet peng me porosi të Ramës, Kalaja denoncon pë dosjen e Agron Zhukrit

Adriana Kalaja, nga selia blu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk po lejon që të regjistrohet vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri për PD-në në regjistrin e partive politike.

Sipas Adriana Kalasë, dosja në Apel po mbush vitin dhe po zvarritet me urdhër politik që nga muaji prill 2022, ndërkohë që dispozita ligjore parashikon gjykim brenda 30 ditësh.

Fjalimi i plotë:

‘Sipas hartes se re gjyqesore, miratuar nga KLGJ dhe Keshilli i Ministrave, duhet te fillonte puna ne Gjykaten e Apelit-Tirane, me juridiksion te pergjithshem, duke zëvendësuar gjykatat e apelit në rrethe. Kjo ndodh vetëm në letër. Ende nuk jane transferuar dosjet dhe nuk jane emeruar 78 gjyqtaret, sipas parashikimit ligjor.

Me nje trupë prej 25 gjyqtaresh aktualisht ne Gjykaten e Apelit, priten te shqyrtohen 32 mije dosje duke e çuar ne maximum afatin e gjykimit. Aktualisht jemi në vitin 2023, por gjykata po shqyrton dosjet e vitit 2016. Çeshtjet qe sot jane stok ne Apel, pa llogaritur prurjet nga apelet në rrethe qe u mbyllën, do rihidhen ne short, duke bere keshtu qe te rriten afatet e gjykimit te ketyre çeshtjeve. Te njejtin fat do kete dhe dosja që mban peng Partinë Demokratike, vendimi i gjyqtarit Zhukri, i cili nuk regjistrohet në regjistrin e partive politike me porosi të Edi Ramës.

Kjo dosje po mbush vitin dhe zvarritet me urdhër politik që nga muaji prill 2022, nderkohe qe dispozita ligjore parashikon gjykim brenda 30 ditesh. Gjykatat e Apelit në të gjithë Shqipërinë janë mbyllur me një vendim arbitrar dhe të pamenduar, pavarësisht rezistencës së qytetarëve e profesionistëve të fushës. Kjo do të thotë një mal të papërballueshëm me dosje në Tiranë dhe një kalvar më të zgjatur të qytetarëve në dyert e gjykatave. Shërbimin që merrnin në qytetetet e tyre, qytetarëve do tu duhet tani të nisen nga Kukësi, Saranda, Korça apo Shkodra, për të ardhur dhe kërkuar sporteleve dhe burokracive në Tiranë.

Kjo do të thotë kosto, stres, vajtje-ardhje të pambarimta, por ka gjasa edhe trajtim si qytetarë të dorës së dytë. Partia Demokratike e ka denocuar që më 20 qershor këtë nismë që i heq aksesin publikut në sistemin gjyqesor, dhe shtyn afatet e gjykimit jashte normave te parashikuara ne dispozitat ligjore.

Po keshtu, mbyllja e gjykatave te apelit ne rrethe, së pari shkel te drejtat e lirite e njeriut lidhur me aksesin ne gjykate. Së dyti shtimi i dosjeve per gjyqtar ul cilesine e gjykimit. Së treti krijohen probleme me transportin e te arrestuarve që vijnë për masë nga rrethet drejt Tiranes.

Ka filluar që tani kolapsi i kësaj metode pa metodë që Rama e quan reformë. E pësojnë qytetarët jo pushtetarët. Qytetarët tani kanë shërbime më pak afër tyre, rrugë më shumë për të bërë dhe para më shumë për të shpenzuar. Të shtunën më 11 shkurt ora 12.00 le të bashkohemi para kryeministrisë për t’i thënë Mjaft kësaj shtypjeje që vjen nga sfilitja e qytetarit.’- shkruan Kalaja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...