25.5 C
Tiranë
Saturday, May 23, 2026
spot_img

Dosja “Ura”/ Rrjeti i trafikut të kokainës në Durrës: Sekuestro masive ndaj familjarëve të “Visit të Pojës” dhe Juxhin Drazhit – një muaj vonesë në njoftimin e SPAK

Një muaj pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pasurive të lidhura me rrjetin e trafikut ndërkombëtar të kokainës, të përfshirë në dosjen penale të njohur si “Ura”, SPAK ka bërë zyrtarisht publike vetëm më 28 qershor sekuestrimet, të cilat në fakt kanë ndodhur që më 27 maj 2025.

Në epiqendër të hetimeve janë Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, dhe Juxhin Drazhi, persona kyç në trafikun ndërkombëtar të drogës, për të cilët Prokuroria e Posaçme ka dokumentuar një sërë veprimesh kriminale, përfshirë transferta të dyshimta parash përmes sistemit informal “Hawala”, një metodë e përdorur për të shmangur gjurmët bankare në transferime ndërkombëtare.

Sekuestro e pasurive, përfshihet hoteli “Majestic” në Durrës

Mes dhjetëra pasurive të sekuestruara, përfshihet edhe hoteli “Majestic” në plazhin e Durrësit, biznes në pronësi formale të Nazmi Shahinit, babait të Juxhin Drazhit. Ky biznes luksoz hotelerie, i regjistruar që në janar 2018 me NIPT-in L81319505L, ka kaluar disa herë pronësinë mes Shahinit dhe të vëllait, Arben Drazhi, pa u firmosur në ndonjë noter publik, por vetëm me depozitimin e kontratave në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).

Kjo praktikë është cilësuar nga hetuesit si një taktikë për të fshehur pronësinë reale dhe për të krijuar konfuzion juridik rreth burimit të pasurisë. Në këtë skemë dyshohet se është përdorur struktura familjare për të kamufluar aktivitetin kriminal dhe për të “pastruar” fitimet e përfituara nga trafiku i drogës.

Ndërhyrje të kufizuara: Arben Drazhi “i paprekur”

Ndërkohë që të gjitha katet e hotelit “Majestic” dhe njësitë tregtare janë sekuestruar, bie në sy se ndaj Arben Drazhit, i cili figuron si pronar i përkohshëm i biznesit dhe është i përfshirë në sektorë si peshkimi dhe shëtitjet me varkë, SPAK nuk ka marrë asnjë masë ndaluese.

Po ashtu, kompania “Eldemar Construction” e Elvis Doçit, pavarësisht se është shpallur investitor strategjik në Durrës, nuk është subjekt i ndonjë mase sekuestruese – një fakt që ka ngritur pikëpyetje mbi trajtimin e pabarabartë të pasurive të lidhura me rrjetin kriminal.

Transfertat e dyshimta: 505 mijë dollarë për 500 kg kokainë

Sipas hetimeve që janë zhvilluar për 6 vite, një nga episodet më të rëndësishme është ai i transferimit të shumës prej 505,650 dollarësh amerikanë drejt Guajakilit, Ekuador, më 24 shkurt 2021, për të paguar një ngarkesë prej 500 kg kokainë, që më pas do të trafikohej drejt Europës.

Transferta është bërë përmes sistemit “Hawala”, një rrjet informal që operon jashtë sistemit bankar dhe që nuk lë asnjë gjurmë zyrtare. Artan Sulejmani, një tjetër i përfshirë në dosje, dyshohet se realizoi transfertën përmes një agjencie këmbimi valutor në Vlorë, me ndihmën e vlonjatit Nexhmedin Danaj, pronar i televizionit “Vlora Cable”, i cili gjithashtu është vendosur nën sekuestro nga SPAK.

Elvis Doçi, në një komunikim të dokumentuar nga hetuesit, i shkruan Sulejmanit për transferimin e shumës, duke i thënë:

“Tani të dal direkt në temë, mos të lodh. Kam një mik që po ngarkon gjëra nga Ekuadori… me çanta nuk bëhet?”

Shuma më pas është dorëzuar fizikisht në Amerikën e Jugut nga një person i identifikuar si “Nino”, që hetimet e SPAK e lidhin me Juxhin Drazhin.

Pasuri të tjera të sekuestruara:
• 9 pasuri të sekuestruara në emër të Elvis Doçit dhe familjarëve të tij në Durrës.
• Biznes import-eksport dhe tregti automjetesh i regjistruar në 2021 nga Juxhin Drazhi.
• Bar-restorant “Marques” në Durrës dhe një truall me ndërtesë, në emër të Ervin Zeqirit.

Roli i Denisa Roshit dhe administrimi pas sekuestrimit

Të gjitha bizneset e sekuestruara janë vënë nën administrimin e Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara, me Denisa Roshin si administratore ligjore. Në fokus është ruajtja dhe menaxhimi i vlerës së pasurive, ndërsa procedurat penale vijojnë.

Çështje të hapura

Pavarësisht sekuestrimeve të shumta, pyetjet mbeten:
• Pse SPAK e vonoi për një muaj njoftimin zyrtar për sekuestrimin e pasurive?
• Pse disa persona të përfshirë si Arben Drazhi apo kompani si “Eldemar Construction” nuk janë prekur nga masat e sekuestrimit?
• Cili është ndikimi i rrjetit politik dhe ekonomik në trajtimin selektiv të pasurive?

Dosja “Ura” është ende në hetim aktiv, ndërkohë që provat që lidhen me trafik ndërkombëtar, pastrim parash dhe përdorimin e metodave të sofistikuara si “Hawala”, e bëjnë këtë një nga çështjet më komplekse dhe të rëndësishme për drejtësinë shqiptare në vitet e fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi miraton me 110 vota ndryshimet në rregullore, pas marrëveshjes PS–PD; SPAK nuk do...

0
Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro ndryshimet në rregulloren parlamentare, pas një dakordësie mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që solli tërheqjen e...

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës pas 2026: “Ideja ende larg realizimit”

0
Me afrimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka nisur të diskutojë mundësitë për ndryshime të mëtejshme në formatin e turneut pas përfundimit të...

Nëna e Matthew Perry-t dëshmon në gjykatë: “Ish-asistenti nuk e mbrojti dhe u përfshi...

0
Suzanne Perry, nëna e aktorit të ndjerë Matthew Perry, ka dëshmuar në gjykatë gjatë seancës së dënimit të ish-asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, i...

Britania e Madhe akordon 23 milionë euro për luftën kundër Ebola-s në Kongo; OBSH...

0
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re financimi deri në 23 milionë euro për të mbështetur përpjekjet kundër përhapjes së Ebola-s në...

Ekspertët e shëndetit mendor: “Si ta përballoni një ndarje dhe gabimet që e zgjasin...

0
Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se ndarjet në marrëdhënie janë gjithmonë të vështira dhe përjetohen ndryshe nga çdo individ, duke sjellë emocione si trishtim,...